Terroristët e PKK-së kanë kryer një sulm me auto-bombë ndaj ndërtesës së drejtorisë së policisë në qytetin Elazığ të Turqisë. Sipas të dhënave paraprake gjatë sulmit kanë rënë dëshmorë 3 policë si dhe janë plagosur afërsisht 100 persona të tjerë duke përfshirë edhe civilë, raporton Anadollu Agency (AA).
Ndër të tjera mësohet se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe se janë dërguar nëpër spitalet në rajon me ambulancat e shumta të ardhura në vendngjarje.
Si pasojë e sulmit janë dëmtuar ndërtesa e drejtorisë së policisë së qytetit dhe ndërtesat përreth saj. Gjithashtu si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe automjetet në pjesën e brendshme të drejtorisë së policisë si dhe në zonën e shpërthimit është hapur një gropë e madhe.
Pas sulmit në vendngjarje ka mbërritur edhe prefekti Murat Zorluoğlu.