Serbia ka mundësi t’i përgjojë të gjitha bisedat e qytetarëve të Kosovës, transmeton Koha.
Kështu të paktën del nga një deklarim i Marko Gjuriqit sot në mediet serbe.
“Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës në rundin e fundit të bisedimeve në Bruksel nuk patën sukses t’i qasen sistemit “Telekom Srbija”, me ç’gjë do t’iu mundësohej përgjimi i qytetarëve në gjithë Serbinë”, ka thënë ai për TV Most të Zveçanit, transmeton Koha.
“Natyrisht kjo nuk ka qenë e mundur të shqyrtohet, ka thënë ai, duke shtuar se shqiptarët deshën të bënin precedent dhe diçka të ngjashme pastaj të kopjonin për Trepçën, Brezovicën dhe për të mirat tjera serbe që duan t’i përvetësojnë”.
Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar të hënën biseda për kodin telefonik. Bisedimet kanë dështuar.
Kosova ende nuk ka kod të vetin telefonik dhe bisedat telefonike me jashtë i zhvillon përmes Serbisë, me prefiksin 381.
You Might also Like
Kabul: nuk kalon asnjë ditë pa sulme
Paraditen e të mërkurës një shpërthim i fuqishëm gjëmoi në pjesën e re të Kabulit,…
By
1 Min Read
Haradinaj kthehet në Hagë
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është rikthyer të premten në Tribunalin e Hagës, kanë…
By
1 Min Read
Adiloglu: Pas UEFA-s dëshirojmë që Kosova të pranohet edhe në FIFA
"Izolimi në sport nuk është i pranueshëm. Dëshirojmë Kosova të anëtarësohet edhe në FIFA", tha…
By
2 Min Read
Prifti kryen marrëdhënie seksuale me jetimen 14-vjeçare, por gjykata thotë se ishte “dashuri”
Ai bënte seks me një vajzë 14-vjeçare, edhe pse ishte një prift. Megjithatë, gjykatësi e…
By
2 Min Read
KEDS plaçkit mbi 700 xhami?
Mbi 700 xhami, 1147 shkolla dhe 30 kisha anekënd Kosovës KEDS dhe ZRrE i trajtojnë…
By
3 Min Read
Kuvajti tërheq ambasadorin nga Irani
Pas Bahreinit dhe Sudanit, edhe Kuvajti ka tërhequr ambasadorin nga Irani në mbështetje të veprimeve…
By
2 Min Read
