E pyetur rreth pritjeve në luftën kundër korrupsionit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se në vazhdimësi ka folur publikisht për domosdoshmërinë e luftimit të korrupsionit dhe ka shumë shembuj nga fjalimet e ambasadorit Greg Delawie rreth kësaj çështjeje gjatë një viti të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
“Një fillim i mirë do të ishte që Kosova të sigurohet se askush që është me aktakuzë nuk lejohet të vazhdojë të shërbejë në post publik”, ka thënë për “Kohën Ditore” J. Michelle Schohn, zyrtare për marrëdhënie me publikun e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. “Ky vazhdon të mbetet një problem në Kosovë”, ka shtuar ajo.
Në mesin e masave tjera që do të mund të ndërmerreshin nga institucionet e vendit, ajo thotë se “emërimi i zyrtarëve të lartë dhe anëtarëve të bordeve bazuar në meritat, dhe jo lidhjet politike, do të ishte një lëvizje tjetër e mirë”, ndërsa përshëndet iniciativën e Ambasadës britanike për parandalimin e emërimeve politike në poste të tilla.
“Kosova, po ashtu, ka nevojë të trajtojë çështjen e atyre që marrin benefite qeveritare, të cilat nuk i kanë merituar”, tha Schohn.
You Might also Like
Turqia merr udhërrëfyesin për liberalizimin
Bruksel, 16 dhjetor - Turqia dhe Bashkimi Europian nënshkruan këtë të hënë një marrëveshje që…
By
Redaksia
2 Min Read
Rezoluta në letër, qytetarët vazhdojnë ta braktisin Kosovën
Edhe pse Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për parandalimin e migrimit të kosovarëve…
By
Redaksia
7 Min Read
Bilanci i operacionit “Stuhia e Vendosmërisë” në Jemen
Me 2 mijë e 415 sulme ajrore në kuadër të operacionit “Stuhia e Vendosmërisë” u…
By
Redaksia
18 Min Read
Kuvendi miraton garancionin për trafikun urban në kryeqytet
Me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi projektligjin për ratifikimin e…
By
Redaksia
1 Min Read
Emri 'Muhamed" prinë në listat e veteranëve të UÇK-së
Emri 'Muhamed" prinë në listat e veteranëve të UÇK-së.
By
Redaksia
0 Min Read
KËTA JANË PESË TË AKUZUARIT PËR TERRORIZËM
Sipas aktakuzës të pandehurit, Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani, sipas Prokurorisë, me veprimet e tyre…
By
Redaksia
2 Min Read
