Shtëpia n'Veternik gati për Kryeministrin Thaçi

Shtëpia e re që po ndërtohej në Veternik, e përfolur shumë ka mbetur pa pronarin e saj. Kryeministri Hashim Thac nuk ka vendosur të kaloj tek shtëpia e re që ka dy vite që po ndërtohet dhe gjithcka duket se ecën sipas shijes së tij. Por kjo nuk po i ngutet, e mbase Kryeministri e ka rezervuar pas përfundimit të mandatit.


Pas incidentit në shtëpinë e tij në lagjen Arbëria kur një i ri po përpiqej të vidhte, Kryeministri dhe familja e tij u larguan në lagjen Bregu i Diellit ku për dy vite jetuan në një apartament, pronë e njërit prej deputetëve të partisë së tij. Por në muajt e fundit, Kryeministri është zhvendosur në një shtëpi tjetër përderisa kjo e reja, ende mbetet e pabanuar.
Për blerjen e saj, Kryeministri në deklarimin e pasurisë në AKK pati thënë se paratë i kishte mbledhur nga shitja e shtëpisë në Arbëria dhe marrjen e një kredie prej 100 mijë eurosh. /indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakRi-integrimi proces i suksesshëm
Artikulli vijuesSejdiu e Krasniqi pas tre muajsh përballen me drejtësinë?