Burkini (veshja e grave muslimane për ne plazh) është ndaluar në 15 qytete të Francës, shkruan klik.ba
Aheda Zanetti, dizajnuesja që e bëri Burkinin, thotë se shitja e tyre është në rritje.
“Shitja e tyre shkon me shpejtësi. Mund t’iu them se nëpërmjet regjistrimit online vetëm të dielën kemi 60 porosi dhe të gjithë nga njerëz që nuk janë muslimanë”, tha Zanetti.
Kompania e saj ka shitur më shumë se 700.000 burkini në të gjithë botën për tetë vite.
Zanetti, e cila ka emigruar nga Libani në Australi në moshën dy vjeçare, ka thënë se ka marrë dhjetëra mesazhe përkrahje që kur Franca ndaloi veshjen e Burkinit në plazhet e saja.
“Qëllimi im është përkrahja e grave dhe forcimi i tyre. Ato duhet të përkrahin njëra tjetrën. Nuk është me rëndësi as raca as religjioni,” shtoi Aheda.
(Islampress)