El-Sisi: Nuk ka arsyeje për grindje me popullin turk

Presidenti egjiptian Abdulfetah El -Sisi thënë se nuk ka arsyeje për grindje mes popullit egjiptian dhe atij turk.

“Nuk ka arsyeje për armiqësi”, tha Sisi për disa media pro qeveritare të dielën.

“Turqisë i kemi dhënë kohë të shqyrtojnë pozicionin e tyre”, tha ai.
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Egjiptit u përkeqësuan pasi që ushtria egjiptiane në krye me El-Sisin bëri një grushtet ndaj presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike Muhamed Mursi.

Turqia kritikoi rrëzimin e Mursit duke e quajtur grushtet.
Javën e kaluar kryeministri turk Binali Yildirim tha se Turqia dëshiron të përmirësoj marrëdhëniet me Egjiptin.

“Ne mendojmë se është e nevojshme të zhvillojmë marrëdhënie ekonomike dhe kulturore me Egjiptin dhe vendet që përdorin dy anët e Mesdheut”, tha Yildirim për mediat.

(Islampress)

Artikulli paraprakEdhe krahas ndalesës në Francë, rritet shitja e burkinive
Artikulli vijuesSi sillej i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në shtëpinë e tij