TIRANE-Rreth 160 mijë studentë do t’u drejtohen sot auditorëve të universiteteve në të gjithë vendin për të nisur vitin e ri akademik 2012 – 2013. Ndërkohë që, 22 262 studentë do të fillojnë këtë vit për herë të parë studimet nëpër programet ku janë shpallur fitues. Ky është edhe numri zyrtar i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve për sa u përket regjistrimeve të reja, që për herë të parë këtë vit u realizuan ‘online’. Ndryshe nga vitet e tjera, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, nuk ka dhënë një mesazh urimi për studentët e rinj, ata që ulen për të disatën herë nëpër auditorët e universiteteve apo edhe për stafin akademik. Sipas përfaqësueseve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Tafaj e ka lënë mesazhin e urimit për ta bërë drejtpërdrejt nga Universiteti i Vlorës, ku do të jetë i pranishëm ditën e sotme me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.
Studentët e rinj
Duke qenë se për herë të parë fituesit në universitete realizuan regjistrimet e tyre përfundimtare ‘online’, dorëzimi i dokumenteve të nevojshme për të përmbyllur plotësisht regjistrimin do të bëhet duke filluar që nga dita e sotme. Ata duhet të drejtohen pranë sekretarive ku janë shpallur fitues, ndërsa do të kenë në dispozicion një javë afat. Ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë, fituesit duhet të dorëzojnë: Dy fotografi, fotokopjen e dokumentit të identifikimit (letërnjoftimit ose pasaportës biometrike), si dhe mandat-pagesën.
Kuotat bosh
Pas shpalljes së listës përfundimtare të fituesve të rinj për vitin akademik 2012 – 2013, Agjencia Kombëtare e Provimeve njoftoi se në rang vendi kanë mbetur bosh 4135 kuota të lira. Edhe pse ende nuk është bërë publike se cilat janë programet e studimit në të cilat ka ende vende të mbetura bosh, sipas rregullores ato do të shpërndahen për të gjithë të interesuarit që kanë mbetur jashtë listës së fituesve. Ata do të kenë mundësi të aplikojnë për këto vende nëpërmjet Formularit A3, i cili pritet të publikohet pas datës 15 tetor. Nëpërmjet këtij formulari do të mund të kandidojnë të gjithë maturantët, të cilët kanë mbetur jashtë listës përfundimtare, si dhe mbetësit e këtij viti shkollor, që kanë kaluar me sukses provimet e Maturës Shtetërore në sezonin e vjeshtës. Në total kanë qenë rreth 4000 mbetës, ndërkohë që ata tashmë u janë nënshtruar provimeve të vjeshtës. Gjithashtu, AKP-ja ka përgatitur edhe listat me notat e gjithsecilit, si dhe i ka kaluar nëpër Drejtoritë Arsimore Rajonale përkatëse dhe Zyrave Arsimore, ndërsa këto të fundit i kanë përcjellë vlerësimet nëpër shkollat përkatëse.bw/kohaislame
You Might also Like
BDI, mospajtime të pjesshme me deklaratën e Gruevskit
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka komentuar akuzat dhe kritikat e kryeministrit Nikola Gruevski në…
By
Redaksia
2 Min Read
AMA parlajmëron “Zonë e lirë”: Në kufijtë e pornografisë!
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), i ka dërguar një shkresë Televizionit kombëtar Klan pas transmetimit…
By
Redaksia
3 Min Read
Policia maqedonase sulmon Kumanovën
(E Plotesuar) Vazhdon aksioni policor në Kumanovë. Nga të dhëna jo zyrtare ALSAT mëson se…
By
Redaksia
3 Min Read
VIDEO – A e dini pse Ataulla Efendiu dha fetva: Haram me shku në Turqi?!
Hoxhallarët tanë të nderuar ishin vendimtarë që na shqiptarët me mbet në këto treva, Ataulla…
By
Redaksia
1 Min Read
Shqiptarët kërkojnë ndryshimin e himnit
BDI do të kërkojë edhe ndryshimin e himnit shtetëror të Maqedonisë, kështu shkruan sot gazeta…
By
Redaksia
1 Min Read
Beograd, babai hedh foshnjën 15 ditëshe nga kati i tretë
Foshnja e vdekur vetëm 15 ditëshe është gjetur në mëngjesin e sotëm në rrugën Drinčićeva…
By
Redaksia
1 Min Read
