Mëkatet të çojnë drejtë vetmisë

Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Allahu e mëshiroftë!):
“Mëkatet e shpien njeriun në vetmi, të cilën mëkatari e shijon si boshllëk dhe hapësirë e patejkalueshme mes tij dhe Allahut.
Në këtë vetmi nuk ka asnjë lloj kënaqësie!
Në qoftë se do t’i jepeshin atij të gjitha llojet e kënaqësive të kësaj bote, kjo nuk do t’i shërbente asgjë në krahasim me vetminë e fituar nga mëkatet.
Ai i cili ka “jetë” të zemrës e ndien këtë dhe jo ai i cili ka zemër “të vdekur”.
Do të ishte e mjaftueshme për njeriun e mençur që t’i shmangej mëkateve vetëm e vetëm për të mos e përjetuar këtë vetmi.
Nuk ka asgjë më të hidhur për zemrën se sa vetmia e mëkateve që është sikurse një pirg i krijuar mbi njëri-tjetrin.”

Burimi: “Ed-Dau ued-Deua”, faqe: 65-66.

Artikulli paraprakCili është ilaçi për dashurinë e zjarrtë
Artikulli vijuesKështu ishte profeti Muhamed paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të