BDI e PDSH dorë për dore me VMRO-në kundër zbardhjes së rastit “Monstra”, “Sopoti” dhe “Lagjes Trimave”..

Dita ditës vetëm se vështirësohet puna e Prokurores Speciale Katica Janeva. Sot në parlamentin e Maqedonisë, deputetët e koalicionit në qeveri VMRO-BDI me përkrahjen e zakonshme edhe të PDSH-së, disa në mënyrë të drejtpërdrejtë e disa heshturazi votuan “kundër” ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Nga gjithsej 90 deputetë që ishin prezent në sallë 35 deputetë votuan “për” dhe 53 votuan kundër, të tjerët ishin të përmbajtur. Ky vazalitet i partive shqiptare si në pushtet ashtu edhe asaj në opozitë ndaj VMRO-së, nuk është mirëpritur aspak nga opinioni e më gjërë. Ndryshe me këtë sipas opinionit të gjërë VMRO së bashku me partitë shqiptare në pushtet votuan kundër zbardhjes së rasteve të montuara ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Në vazhdim portali Almakos ua përcjell mënyrën se si e kanë komentuar këtë qëndrim të partive shqiptare përfaqësues të partive politike LSDM, Lëvizjes BESA dhe opinionistë, shkruan Almakos.
mu

“Jo që nuk e keni ditur por me mosvotimin e sotëm të deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së për ligjet që i kerkoj Prokuroria Speciale besoj e keni më të qartë se vazal të kujt janë.
DUI&DPA VERNI DO SMRT
Hajde tash Talat Xhaferi na trego cili është qëndrimi më i ri i BDI-VMRO-së për rastin MONSTRA dhe SOPOTI ???
Fillimisht thatë nuk votojmë për ligjet, pastaj thatë do të votojmë, sot nuk erdhët në seancë…
WHAT IS NEXT???”, ka shkruar ish gazetari dhe anëtari i ri i LSDM-së, Muhamed Zekiri në profilin e tij në facebook.
kasa

“E votuan Toni Naunovskin për kryetar të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi i njohur për qëdrimet e tij antishqiptare, lejuan që Milenko Nedelkovski i njohur si njeri që disa herë në ditë ofendon shqiptarët gjithandej, të jetë pjesë e disa grupeve punuese qeveritare që pagohen edhe me paratë e shqiptarëve, u emërua Aleksandar Nikolovski për Ambasador i vendit në Misionin e BE në Bruksel i cili karierën politike e filloi si kryetar i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme që organizonte protesta kundra institucioneve arsimore të larta në gjuhën shqipe ku sulmoheshin kalimtarë të rastit vetëm pse kishin kapele të bardhë mbi kokë dhe sot përfundimisht nuk mbështetën iniciativën e PSP për ndryshim të ligjit për tu mundësuar dëshmitarë të mbrojtur që janë të gatshëm të kontribojnë në zbardhjen e rasteve si ai i Monstra, Sopoti, Neshkovski të gjitha këto për ta vazhduar besnikërinë ndaj partnerit të koalicionit. BDI dhe PDSH edhe pse deklarativisht e përkrahin punën e PSP-së me votimin e tyre kundër tregojnë edhe më tutje se nuk mund të dalin jashtë kontrollit të VMRO-së. Si duket VMRO më te sigurtë i ka deputetët e BDI e PDSH-se se sa vetë deputetët e vetë! A kanë fund këto veprime ? A thua pse sot nuk munduan që së paku të tregojnë qëndrim autonom dhe të jepnin sinjal që sinqerisht janë të interesuar për lirimin e të burgosurve padrejtësisht. Po vjen dita kur topi do të jetë në duart e popullit. Ky rast nuk vjen shpesh. Të gjithë së bashku të kontribojmë ti japim fund kësaj katrahure. Dhjetori po afrohet!”, ka shkruar Kastriot Rexhepi, drejtor i Departamentit për Punë të Jashtme në Lëvizjen BESA.

be
“Çfarëdo që të thuhet për sjelljen e BDI-së dhe PDSH-së, nuk do të jetë diqka e re, nuk do të na habise, por a duhet të heshtim?! ASSESI!! Patjetër që të flasim, të paktën të ngelen të shënuara veprat e shëmtuara të këtyre dy partive vasale të VMRO-së!!
Përveq kriminelit që e kryen veprën, dënohen edhe ndihmuesit e tij, dhe pak e rëndësishme është forma e ndihmës!
Sot në Parlamentin e R. Maqedonisë duhej të votohet ligji me të cilin do ti mundësohej PSP-së që të mbledh dëshmi edhe nga dëshmitarët të cilëve nuk do tu bëhej publik identiteti, ose siç e kemi dëgjuar të gjithë “dëshmitarë të mbrojtur”! POR, ja që nuk kaloi ky ligj! Nuk kaloi sepse thjeshtë VMRO-ja, nuk donte që ky ligj të kalojë. VMRO-ja do të ishte e pafuqishme sikur BDI dhe PDSH të votonin pro këtoj ligji! Dhe, kushedi për të satën herë me rradhë BDI dhe PDSH qëndruan në krah të VMRO-së. Siç thash edhe më lartë: pak rëndësi ka forma se si e ndihmove kriminelin, me rëndësi është që e ndihmove!! O BDI e PDSH, a ishit prezent në senacë dhe votuat kundër, apo thjeshtë nuk erdhët dhe kështu e pamundësuat që ligji të kalojë, NUK KA RËNDËSI!! Rëndësi ka fakti se ju me veprimin tuaj i shërbyet edhe një herë VMRO-së, në dëm të shqiptarëve!! Por, mos harroni se shqiptarët e dijnë se me këtë ligj do të mundësohej të zbulohen kush qëndron pas në rastet si “Monstra” e “Sopoti”!! Mallkimi i të burgosurve, familjarëve dhe miqve të tyre do t’ju ndjekë derë në fund të kësaj jete, bile edhe në botën tjetër!!
p.s. hipokritët e llojit më të poshtër ndër ne, janë ata të cilët shesin mend pse Zaev-i nuk e publikoi rastin “Monstra”, e tani për po të njejtin rast, kur ata që mundohen ta fshehin janë politikanët shqiptarë (ose shqipfolës më drejtë), ata heshtin!! FOLNI mor FOLNI se Zotin e keni në mbrojtje kur të flitni kundër zullumit!!!”, kështu ka shkruar aktivisti qytetar, Bekim Berisha në profilin e tij në facebook.

Artikulli paraprakBirra dhe besimtari mysliman Mustafi: I dhashë nji mësim të mirë Valencias
Artikulli vijuesDUI&DPA VERNI DO SMRT – nuk e votuan zbardhjen e rastit “monstra”