Izraeli është vendi i vetëm të cilit i frikësohet DAESH, sipas gazetarëve Perëndimor që bëjnë mbulime mbi sulmet terroriste.
Jurgen Todenhofer gazetari që shpenzoi 10 ditë brenda territorit të DAESH, ka treguar mbi gjetjet e tij në një libër.
Në një intervistë për Jewish News, gazetari gjerman ka raportuar se Izraeli nuk është në planet e DAESH për sundimin e Lindjes së Mesme.
“I vetmi vend që DAESH i frikësohet është Izraeli – ata kanë thënë se e dinë çfarë ushtrie është Ushtria Izraelite dhe është shumë e fortë për ta” ka thënë Todenhofer.
“Ata mendojnë se mund të mundin Shtetet e Bashkuara dhe trupat e Mbretërisë së Bashkuar, ata nuk kanë eksperiencë me grupet guerile.
Edhe pse janë bërë shumë video kundër Izraelit, duke thënë që nuk do të mbes asnjë çifut në tokë por asnjëherë Izreali nuk ka pasur rrezik përcjell the Independent.
Izraeli nuk është në aleancën që e udhëheqin Shtetet e Bashkuara për të bombarduar DAESH në Irakun, por ajo ka agjentët e saj që marrin informacione nga terreni dhe që bashkëpunojnë me grupin./KohaIslame