Zgjedhjet e 11 dhjetorit historike: Fundi i VMRO-BDI-së, dhe fillimi i një epoke të re nga partitë e reja

Pas një ankthi të gjatë, para dy ditësh liderët e partive më të mëdha politike në Maqedoni u pajtuan se 11 dhjetori do të jetë data definitive për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare konform Marrëveshjes së dytë të Përzhinos. A do të jenë këto zgjedhje fund i krizës politike, dhe nëse do sjellin ndryshime në skenën politike, gjegjësisht në formacionin e ardhshëm të koalicionit qeveritar, për Almakos flasin analistët politik, Xhelal Neziri dhe Murat Aliu.

Sipas analistit Xhelal Neziri nëse zgjedhjet me të vërtetë mbahen më 11 dhjetor dhe të njëjtat janë në përputhje me standardet demokratike, atëherë ndryshimi është i patjetërsueshëm.
xh

“Qytetarët kësaj rradhe do të dënojnë politikat korruptive dhe do të përkrahin ofertat zhvillimore. Mirëpo, për tu bërë ndryshimi duhet që opozita, qoftë e kampit maqedonas apo shqiptar, duhet të ketë një ofertë të konsoliduar politike, e cila do të ngjallë shpresë se ndryshimi do të ndodhë dhe se ai ndryshim parasegjithash do të jetë pozitiv”, deklaroi për Almakos, Xhelal Neziri.

Ndryshe për politikologun Murat Aliu këto zgjedhje kanë rëndësi historike për Republikën e Maqedonisë, sepse nga këto zgjedhje pritet të formohet një qeveri apo të dal një frymë e re e cila do të duhet të bëjë restaurimin e institucioneve të Maqedonisë, të cilët fatkeqësishtë në periudhën e kalur qenë rrëuar rënjësishtë nga garnitura aktuale në pushtet.
mu

“Për sa i përket asaj se a do të ndryshohet formacioni i qeverisë pas këtyre zgjedhjeve, mundë të them që është e vështirë të parashikohet një gjë të tillë. Mirëpo, kam përshtypjen se pas këtyre zgjedhjeve, posaqërishtë në kampusin politik shqiptarë, dukshëm do të ndryshoj skena politike në Maqedoni në kontekstin e ndryshimit të forcave politike në kuvend dhe institucionet tjera. Optimizmi im për këtë ndryshim buron nga vet fakti që ndër popullatën ekziston një paknaqësi e madhe nga pushteti dhe partitë të deritanishme në pushtet dhe nga fakti që vec më në skenën politike janë paraqitur parti të reja politike, të cilët barin potencial real për ti konsumuar votat e këtij tabani sociologjik që është i pakënaqur”, tha për Almakos Murat Aliu. /Almakos

Artikulli paraprakRikthehet “udhëtimi i shpresës”
Artikulli vijuesA e dini çfarë pat postuar Muhamed Zekiri kur ndodhi rasti “Monstra”?