Deputeti, Muhamet Mustafa, i cili dje u largua nga koalicion i qeverisës, ka thënë se largimi i tij, ka të bëjë me devijimin e programit që ka bërë Grupi Parlamentar (GP) i këtij Koalicioni.
Ai ka treguar, se para tre jave kanë pasur biseda shumë të mira dhe mendime të njëjta për privatizimin me të parin e AKR-së, Behgjet Pacollin, mirëpo Mustafa ka treguar se nuk e ka kuptuar votimin i cili është bërë në Kuvend.
Mustafa, ka pohuar se në kuvendin e Kosovës kanë nisur të ndryshojnë gjërat për të mirë.
“Në Kuvendin e Kosovës ka nisur të krijohet një masë kritike. Ka zhvillime pozitive në atë aspekt”, ka thënë ai.
E për privatizimin ai ka thënë se privatizimi ka qenë i nevojshëm, por i udhëhequr keq.
Mustafa u ka propozuar Qeverisë dhe kompanisë Limak, që të mendojnë edhe njëherë mira para se të bëjnë privatizimin.
“Edhe kompania Limak, duhet të mendojë mirë pasi që dëshironë ta blejë postën. Limak duhet të shikojë mirë se a duhet ta blejë një ndërmarrje që e kundërshtojnë shumë njerëz”, ka thënë Mustafa në emisionin “Interaktiv”, të KTV-së.
Mustafa më tej nuk ka mohuar mundësinë e bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të kosovës (LDK). “Me LDK-në mundemi me bisedu për të bërë një diferencë politike në Kosovë”.kohaislame
You Might also Like
Kuvendi serb miratoi rezolutën për Kosovën
Kuvendi i Serbisë mbrëmë pas mesnatës ka miratuar rezolutën për Kosovën, pas një debati që…
By
Redaksia
2 Min Read
Kurtit e Kadaj-Bujupit ju vazhdohet paraburgimi
Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës…
By
Redaksia
1 Min Read
Konjufca: Skandaloz, reagimi i Qeverisë për Kumanovën
Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur…
By
Redaksia
1 Min Read
Prifti IRINEJ: Kosovën me dhunë do ta kthejmë!
Patriarku serb, Irinej, vazhdon ta quajë Kosovën “Jerusalem të Serbisë”, ndërsa deklaron se Kosova edhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Në kërkim të formulës për themelimin e Ushtrisë së Kosovës
Përfaqësuesit politik në Kosovë dhe njohësit e rrethanave të sigurisë, thanë të hënën se zhvillimet…
By
Redaksia
5 Min Read
Qindra filloristë braktisin mësimin në Prishtinë
Largimet masive nga Kosova po vërehen edhe nëpër shkollat kryeqytetit. Gjatë bisedave me drejtorët e…
By
Redaksia
4 Min Read
