Qindra filloristë braktisin mësimin në Prishtinë

Largimet masive nga Kosova po vërehen edhe nëpër shkollat kryeqytetit.

Gjatë bisedave me drejtorët e shumicës së shkollave fillore në Prishtinë, Telegrafi mëson se janë së paku 312 nxënës që kanë braktisur procesin mësimor, meqë kanë braktisur vendin bashkë me prindërit e tyre.

Këto statistika kanë të bëjnë vetëm me shkollat fillore, sepse numri i atyre që po largohen po rritet dita-ditës.

Sipas burimeve të Telegrafit, në dy muajt e fundit mbi 50 mijë banorë kanë braktisur Kosovën. Për të ikur nga Kosova, në shumë qytete janë krijuar linjat e autobusëve për Beograd, të cilat më herët kanë ekzistuar vetëm në stacionet e Prishtinës dhe të Prizrenit.

Largimet më të mëdha merret vesh të jenë bërë nga rajoni i Podujevës, ku dyshohet se deri tash janë larguar mbi 10 mijë banorë. Nga ta janë afro 500 nxënës të ciklit fillor dhe të mesëm.

Shkaktarë të ikjeve janë jo vetëm papunësia e lartë, por edhe mungesa e perspektivës në vend që po i shtynë shumë shqiptarë të lënë punët që kanë këtu. Valës së të ikurve i janë bashkuar edhe shumë veteranë të UÇK-së.

Askush nuk ka një përgjigje të saktë se si me kaq lehtësi ata që ikin nga Kosova po ia dalin të arrijnë në vendet e BE-së. Se a është kjo një “marrëveshje” jozyrtare për të lejuar këtë, kjo ende nuk dihet. Mirëpo, nga informatat që kemi, shumë nga migrantët kanë arritur që për pak kohë të sigurojnë leje qëndrimi në vendet perëndimore.

Më poshtë mund të gjeni numrin e filloristëve që kanë braktisur mësimin në shkollat e kryeqytetit. Siç e cekëm më lartë, këto nuk janë shifra fikse, sepse ato ndryshojnë çdo ditë. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

Emri i shkollës

Vendi

-M-

-F-

-T-

Nxënësit që braktisur mësimin

 

 

 

 

 

 

Asim Vokshi

Prishtinë

556

532

1088

18

Dardania

Prishtinë

902

822

1724

8

Elena Gjika

Prishtinë

973

906

1879

7

Emin Duraku

Prishtinë

596

478

1074

20

Faik Konica

Prishtinë

695

663

1358

7

Gjergj Fishta

Prishtinë

700

662

1362

6

Hasan Prishtina

Prishtinë

1126

1052

2178

0

Ismail Qemali

Prishtinë

1207

1158

2365

5

Iliria

Prishtinë

873

722

1595

25

Meto Bajraktari

Prishtinë

1051

928

1979

3

Nazim Gafurri

Prishtine

706

755

1461

38

Naim Frashëri

Prishtinë

613

524

1137

0

Pjeter Bogdani

Prishtine

554

542

1096

8

Zenel Hajdini

Prishtine

942

837

1779

26

7 Marsi

Emshir

327

291

618

6

Xhemail Mustafa

Prishtinë

594

525

1119

2

Xhavit Ahmeti

Prishtinë

675

638

1313

20

Pavarësia

Prishtinë

469

461

930

4

Shkolla e Gjelbërt

Prishtinë

X

X

X

22

Azemi e Salihu

Dabishevce

13

13

26

0

Avni Rrustemi

Mramor

83

63

146

0

Andon Zako Çajupi

Bardhosh

532

475

1007

20

Ali Kelmendi

Barilevë

229

219

448

1

Dituria

Shkabaj

144

169

313

15

Ditët e Minatorit

Kishnicë

88

74

162

7

Deshmorët 1921

Prapashticë

17

20

37

0

Filip Shiroka

Slivovë

40

34

74

1

Isa Boletini

Busi

94

73

167

9

Mitrush Kuteli

Matiqan

335

312

647

4

Nëna Tereze

Vranidoll

89

104

193

10

Nexhmi Mustafa

Besi

187

192

379

7

Rilindja

Keqekolle

54

35

89

5

Teuta

Grashticë

42

36

78

3

Tefik Çanga

Koliq

35

31

66

5

 

 

 

 

 

 

312

Artikulli paraprak“Vepra të turpshme” me një të mitur, pranga 44 vjeçarit
Artikulli vijuesZoologji, a e dini se?!