Turqia nuk do të ndryshojë më orën gjatë periudhës së dimrit, por do qëndrojnë në orën e verës gjatë gjithë vitit, në mënyrë që të shfrytëzojnë ditën më mirë, shkruan The Guardian.
Ora në Turqi u ndërrua për një orë para me 27 mars, në përputhje me pjesën tjetër të Evropës. Por, ky ndryshim tani do të mbetet i njëjtë gjatë gjithë vitit, sipas një dekreti të miratuar në një takim kabineti të mërkurën.
Ora duhet të kthehej për një orë pas me 30 tetor, kur koha e verës turke përfundon zyrtarisht. Pas dekretit, të publikuar të enjten, nuk do të ketë përshtatje të orës gjatë kohës së dimrit, transmeton KosovaPress.