Zyrtari i mbrojtjes civile në Idlib, në deklaratën për AA, tha se avionët e regjimit të Bashar Al Asadit kanë bombarduar tregun në qendrën e qytetit Idlib, që është nën kontrollin e opozitarëve
Si pasojë e sulmit ajror të avionëve luftarakë të Ushtrisë Siriane në tregun që gjendet në qendër të qytetit Idlib, sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën 28 persona, ndërsa janë plagosur 41 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i mbrojtjes civile në Idlib, Muhammed Ali në deklaratën për AA, tha se avionët e regjimit të Bashar Al Asadit kanë bombarduar tregun në qendrën e qytetit Idlib, që është nën kontrollin e opozitarëve.
Ali duke theksuar se nga sulmet kanë humbur jetën 28 civilë, mes të cilëve gjenden gra dhe fëmijë dhe se janë plagosur 41 të tjerë, tha se “Nga sulmet u shkaktua zjarr në dhjetëra automjete, vende të punës dhe shtëpi. Ekipet e mbrojtjes civile dhe zjarrfikësit e shuan zjarrin.”
Ai duke treguar se të plagosurit nga sulmi ajror i regjimit janë transferuar në spitalet fushore me anë të ambulancave, theksoi se janë të shqetësuar që numri i të vdekurve të rritet.
Duke theksuar se regjimi i Asadit e ka shënjestruar tregun në prag të Kurban Bajramit, theksoi se nga sulmet kanë humbur jetën vetëm civilë të pafajshëm.
SHBA-të dhe Rusia me qëllim ndalimin e konflikteve në Siri ranë dakord që armëpushimi në të gjithë Sirinë të fillojë me Kurban Bajramin, më 12 shtator.