Refugjatë, jeni të mirëseardhur në Maqedoni

‘’Refugjatë, jeni të mirëseardhur në Maqedoni’’ me këtë moto sot Lëvizja majtiste ‘’Solidariteti’’ ka vendosur pllakata në qendër të qytetit të Kumanovës me qëllim që t’iu ofroj refugjatëve që vijnë nga vende të ndryshme të Lindjes së mesme që të qëndrojnë edhe në vendin tonë.

Lëvizja majtise ‘’Solidariteti’’ e ka nisur këtë fushatë duke u bazuar në statistikat e numrit të madh të refugjatëve nga Siria, Afganistani, Pakistani, Irani, Palestina e shumë vende të tjera janë duke kaluar nëpër Maqedoni si zonë tranzit por asnjë prej tyre nuk është duke kërkuar azil në Maqedoni madje nuk shpreh dëshirën për të qëndruar.

Kjo tregon edhe faktin se vendi ynë është në një drejtim të gabuar gjë që edhe të huajt nuk duan të qëndrojnë këtu e lëre më ne që jetojmë. Organizata të ndryshme shqiptare nga qytete si Tetova, Gostivari, Dibra, Struga, Shkupi e Kumanova po ndihmojnë me të madhe refugjatët me ushqim, veshmbathje e gjësende tjera.

Gjatë muajit gusht Maqedonia u përfshi nga valë të reja me numër më të madh të emigrantëve. Sipas Organizatës joqeveritare “Legis”numri i refugjatëve nga Siria, Afganistani dhe Pakistani që duan të arrijnë në Evropë përmes itinerarit ballkanik po rritet me një shpejtësi marramendëse me deri në 1500- 2000 emigrantë në ditë. Kampet e strehimit ende nuk janë gati dhe nuk ka as një strehim për gratë, fëmijët dhe personat në moshë të thyer, shprehet Mersiha Smailoviq nga Organizata “Legis”.
“Ajo që tani shohim është një pasqyrë dëshpëruese, pasi vijnë një numër i madh gra e fëmijë. Në stacionin në Gjevgjeli kushtet atmosferike janë gjithashtu të pafavorshme, gjatë këtyre ditëve kamot me shi dhe një numër i madh fëmijë e gra janë lagur dhe në këto kushte janë detyruar të flenë në rajonin e policisë.Gjendja është alarmante si për numrin e refugjatëve ashtu dhe për kushtet që kemi në Maqedoni”, shprehet Smailoviq.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, numri më i madh i migrantëve është nga Siria, rreth 20 mijë të evidentuar, por shifra besohet të jetë shumë e madhe për shkak se shumë prej tyre ilegalisht hyjnë në Maqedoni, prej nga sërish në mënyrë ilegale kalojnë në Serbi për të vazhduar rrugën drejt vendeve të BE-së.

Numri i refugjatëve në Maqedoni ka pësuar rritje kohëve të fundit, ku mesatarisht brenda ditës kalojnë mbi 3000 refugjatë kufirin Greqi-Maqedoni në vendkalimin e Gjevgjelisë. 24 orëve të fundit janë dhënë gjithsej 3506 vërtetime për azil, prej të cillëve 1836 burra, 649 gra, 768 fëmijë me prindër dhe 253 fëmijë pa prindër. Sipas kombësisë më së tepërmi ka sirianë 2040, afganë 837, irakenë 347, ndërsa të tjerët me numër më të vogël. Prej kohës kur Maqedonia filloi regjistrimin e refugjatëve, 19.06.2015, janë dhënë 165.197 vërtetime për banorë të jashtëm, prej të cilëve 104.548 burra, 23.262 gra; ndërsa sipas kombësisë prijnë sirianët me 112.281, afganët 28213, irakenët 12.625, pakistanezët 3850, iranianët 2081, palestinezët 1564, somalezët 869, Nga Bangladeshi 853, Kongoja 457, nigerianët 250, Kameruni 220, Eritreja 204, ndërsa tjerët janë me numër më të vogël. Shumica e tyre kërkojnë të kalojnë tranzit përmes Maqedonisë, duke udhëtuar me tren, autobuzë ose taksi për në Tabanovcë.

Artikulli paraprakJa çfarë thotë Hoxhë Ahmed Kalaja për Ballistin
Artikulli vijuesMuhamed Zekiri: Po vijn kohra me te mira inshAllah