Për koalicionin qeveritar kandidon mjeku Muharrem Rama, ndërsa për koalicionin opozitar ish-deputeti i Partisë Demokratike Sherefedin Shehu
Ka filluar sot procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë së Dibrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një njoftimi ka informuar se në të gjithë qendrat e votimit të kësaj bashkie ka filluar votimi pa probleme.
Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shqiptare nëpërmjet një deklarate ka raportuar se strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.
Në këto zgjedhje janë gjithsej 118 qendra votimi, ku qytetarët do të drejtohen për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.
Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Dibrës po mbahen pas shkarkimit të ish-kryetarit Shukri Xhelili nga kryeministri Edi Rama. Ai u zgjodh në krye të Bashkisë së Dibrës në zgjedhjet lokale që u mbajtën në qershor të vitit 2015, i cili u kandidua nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
Për koalicionin qeveritar kandidon mjeku Muharrem Rama, ndërsa për koalicionin opozitar ish-deputeti i Partisë Demokratike Sherefedin Shehu.