Një haxhi i la një tregtari njëqind dinarë amanet që t’ia ruaje derisa te kthehet nga haxhi. Pasi përfundoi haxhin, personi u kthye në qytetin e amanetit dhe vajti tek tregtari. Haxhiu e pyeti:”A me mban mend mua?”
“Jo” iu përgjigj tregtari.
“Unë jam ai që të lashë një amanet, një sasi dinarësh që të mi ruash derisa të kthehem nga haxhi.
“Më fal – i thotë tregtari i habitur – por sa dinarë ishin se kam haruar?
“Njëqind “ i përgjigjet haxhiu.
Tregtari hyri brenda, u vonua pak dhe doli me një qese me njëqind dinarë. Haxhiu e falënderoi dhe u largua.
Pas disa ditësh, haxhiu takohet sërish me tregtarin të cilit i kishte lënë dinarët amanet. Me ta para tregtari e pyet:”Po kur qenke kthyer nga haxhi? Zoti ta pranoftë… Hajde tani të jap dinarët që më le amanet.”
Haxhiu mbeti i hutuar dhe nuk dinte ç’të bëjë. Pas pak u qartësua se i kishte marrë njëqind dinarë nga një person tjetër, jo nga ai tek i cili i kishte lënë amanet. Kështu, pasi mori amanetin tek tregtari, u kthye serish tek dyqani i tregtarit të parë.
Me ta parë tregtari filloi të buzëqeshë. Haxhiu i tha:”Ti e dije se unë isha gabuar, përse mi dhe njëqind dinarët?! Përse nuk me the se kam gabuar person?!”
Tregtari ia ktheu:”Sepse atë çast kishte shumë njerëz rreth e rrotull. Nëse do të konfliktoheshim për njëqind dinarë, unë do të humbisja besimin e tyre, pasi do të dilja si njeri pa amanet. Duke ditur se ti ishe kthyer nga haxhi dhe se kjo mund të ishte një gabim, unë thashë më mirë po të jap 100 dinarë se te turpërohem para njerëzve. E dija se ti do e takosh tregtarin e duhur, do i marrësh të hollat e tua dhe do i kthesh sërish ato të miat.”
You Might also Like
BFI organizon manifestimin tradicional “Bakllava e Bajramit”
Për nderë të Festës së Fitër Bajramit, Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë organizoi manifestimin…
By
Redaksia
2 Min Read
Kamenicë: Me raki në foto të panos së maturantëve
Sipas portalit sovrani.info këto janë fotot e panos së një shkolle të mesme në Kamenicë,…
By
Redaksia
1 Min Read
Pesë “sekretet” e kryebashkiakut të ri të Londrës
Sadiq Khan është zgjedhur qytetari i parë i Londrës me 44 për qind të votave,…
By
Redaksia
2 Min Read
Prizren, gjejnë një kuletë me 765 euro dhe e kthen në Polici
Policia e Prizrenit përmes një njoftimi për media njofton se dy të rinj kanë gjetur…
By
Redaksia
1 Min Read
Brasha ia preu veshin në sy të gruas bashkëfshatarit nga Hasi
Policia është përqëndruar në pistën e vrasësve me pagesë të porositur nga Anglia, për atentatin…
By
Redaksia
1 Min Read
