Sipas vlerësimeve fillestare, janë neutralizuar të paktën tre pjesetarë të organizatës terroriste PKK
Avionët e Forcave Ajrore turke mbrëmë kanë shkatërruar tre objektive lëvizëse në provincën Hakkari, në juglindje të Turqisë, dhe me këtë rast janë neutralizuar të paktën tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke (TSK), mbrëmë rreth mesnate në një periudhë prej rreth 30 minutash forca ajrore turke kanë vepruar kundër tre objektivave lëvizëse në Semdinli të Hakkari-t.
Sipas vlerësimeve fillestare, janë neutralizuar të paktën tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK.
Pas përfundimit të operacionit avionët në mënyrë të sigurtë janë kthyer në bazë.