Rikthehet flamuri në Dobrosin

Jonuz Musliu, ish-komandant i UÇPMB-së dhe lider i LPD-së, ka deklaruar se “vendosja e flamurit kombëtar në Dobrosin dëshmon qartë se jo vetëm që nuk do të lejojmë të nëpërkëmbet gjaku i dëshmorëve, por edhe se për flamur jemi në gjendje të sakrifikojmë gjithçka”.

Heqja e sotme Flamurit Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve në Dobrosin ka shqetësuar liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës.

Pas heqjes së flamurit nga Dobrosini, një delegacion i OVL-UCPMB-së, i prirë nga ish-komandanti politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, pas pak orësh e vunë flamurin aty kishte.

Musliu ka deklaruar për “Presheva Jonë” se “Serbia me kërcënime e heqje të flamujve po prekë, po provokon popullit tonë mu aty ku nuk duron”.

Artikulli paraprakVelijaj: Paratë u kërkuan në emër të kryeministrit
Artikulli vijuesIrani prezantoi një helikopter të ri gjuajtës