Luksemburgu kërkon dëbimin e Hungarisë nga BE-ja

Jean Asselborn ka thënë se vendet si Hungaria që ndërtojnë barriera kundër refugjatëve të luftës apo shkelin lirinë e shtypit duhet të largohen

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka deklaruar në një intervistë se është pro daljes së Hungarisë nga BE.

“Brukseli nuk mund të pranojë që vlerat e tij themelore të shkelen hapur. Ato vende si Hungaria, që ndërton barriera kundër refugjatëve të luftës, apo shkel lirinë e shtypit dhe atë të gjyqësorit, duhet të pezullohet përkohësisht ose në mënyrë të përhershme”, ka deklaruar Asselborn.

Shefi i diplomacisë së Luksemburgut ka folur për një modifikim të traktateve të BE-së, në mënyrë që një opsion i tillë të bëhet i mundur.

Më herët, kryeministri hungarez Viktor Orbane kishte akuzuar Asselbornin se kishte diskredituar ndërkombëtarisht Hungarinë.

Artikulli paraprakNë Kosovë drogë përdorin 1.6 për qind e popullatës
Artikulli vijuesForcat ajrore turke bombardojnë pozicionet e terroristëve të PKK-së