Shqipe Pantina deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një konferencë për media ka kërkuar shkarkimin e bordit të Televizionit Publik të Kosovës.
Sipas saj, RTK është bërë shembull i keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të taksave te qytetarëve.
“Përkundër faktit që RTK merr nga buxheti 10 milionë euro ne vit asnjëherë nuk ka raportuar se ku i shpenzon këto para. Ky institucion është i zhytur në borxhe që arrinë në shumën 7 milionë euro”, tha Pantina.
Pantina deklaroj se përkundër rritjes së borxhit nga televizioni publik, nuk janë ndal punësimet. Ajo thotë se numri i punëtorëve në RTK ka arritur në 950.
“RTK vazhdon të blejë emisione nga produksione private dhe se ky televizion është shndërruar në instrument i grupeve dhe klaneve mafioze”, tha Pantina. /