Zëvendëskryeministri dhe Presidenti i AKR- së Behgjet Pacolli ka vendosur mos ta thotë asnjë fjalë për hetimet që janë duke u zhvilluar ndaj tij si dhe gjithë atë që po ndodh rreth koalicionit qeveritar.
Lideri i AKR- së, për Express, ka thënë se nuk është i interesuar të komentojë ngjarjet që po ndodhin në Kosovë, pasi është duke u marrë me diçka tjetër.
Pacolli nuk ka dashur të japë përgjigje nëse do të largohet nga politika ashtu siç pati paralajmëruar në mars të këtij viti.
“Krejt mbetet që këtë ta them unë, e jo dikush tjetër për mua. Tash jam i zënë, jam në Aeroportin e Francës dhe kam shumë pak kohë që të merrem me ato që i përmendët ju. Kam takime dhe jam duke e bërë punën time”, ka thënë Pacolli.
Duke qëndruar jashtë Kosovës, Pacolli ka thënë se nuk po merret as me problemet që janë ngritur kohëve të fundit rreth tij dhe Aleancës Kosova e Re.
“Unë jam në terren edhe jam shumë pak i informuar çka po ndodh andej. Të them të drejtën, jam shumë pak i interesuar çka po ndodh andej. Unë e kam detyrën time për të punuar për qytetarët e Kosovës, e ajo për mua është e shenjtë dhe në rend të parë, çfarë edhe jam duke bërë. Aktualisht jam aty ky duhet të jem”, ka shtuar ai .kohaislame
You Might also Like
Thaçi ngushëllon Mbretin e Arabisë Saudite
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon mbretin e Arabisë Saudite, Lartmadhërinë e Tij , Abdullah…
By
Redaksia
1 Min Read
Shefqet Krasniqi: Motrave shqiptare asnjëherë nuk u them prostituta (Video)
Shefqet Krasniqi ka thënë se është keqkuptuar dhe devijuar ligjërata e tij. Ai ka thënë…
By
Redaksia
0 Min Read
Delegati apostolik i Vatikanit sot në Kosovë
Zyra e kryetarit të Kuvendit të Kosovës njofton se sot kryeparlamnetarin Kadri Veseli do ta…
By
Redaksia
0 Min Read
Kurz e përmbyll debatin: Austria e ka njohur Kosovën
Ka vazhduar edhe të mërkurën në Austri debati për Kosovën pas deklaratave të zëvendëskancelarit Heinz-Christian…
By
Redaksia
2 Min Read
Çfarë thonë gjeneralët e Serbisë për betejën në Prekaz
Njeri nga gjeneralët e ushtrisë se Serbisë Momir Stojanovic ka deklaruar se në aksionin e…
By
Redaksia
1 Min Read
Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë mbështetjen e sistemit shëndetësor Kosovar
Një delegacion i Khalifa Foundation nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i kryesuar nga Youssuf Ibrahim…
By
Redaksia
1 Min Read
