Hoxhë Xheladin Leka nga Kosova, merr titullin master në shkencën e Usuli Fikhut

Nganjëher njeriu nuk mundë të shfaqë plotësisht gëzimin që e ndjenë në brendësinë e tij, por orvajtjet për të shpalosur këtë gëzim të madh përmes këtyre shkronjave janë sihariq i asaj që buron nga thellësia e zemres, dhe sinqeriteti i plotë, për këtë gëzim që e ndjej.
Përmes këtyre rreshtave do të mundohem pak a shum të shpalosi me ju lexues të nderuar gëzimin e madh që ndjej në zemër, për arritjet shkencore të vëllaut tonë Xheladin Lekës.
Me datën 29.09.2016 në prani të profesorëve dhe kolegëve të tij, në universitetin e “Ummul Kurasë” në Mekke, hoxhë Xheladin LEKA, mbrojti titullin e magjistratures në lëminë e “Usuli Fikhut” Bazave të jursipudencës islame, me temën “El Kavaid el Usulije el Mettefeku Alejha bejne el Medhahibi el Erbe’ah fi babi el Kijas- Xheman ve dirasen ve tetbikan-” Rregullat e bazave të jurispudencës islame, rreth të cilave janë pajtuar katër medhhebet, kapitulli mbi Kijasin/ Analogjinë- përmbledhje, studim dhe degëzime praktike nga jurispudenca islame-.
Këtë temë hoxhë Xheladini e mbrojti para komisionit të përbërë nga:
Prof. dr. Mahmud Hamid Uthman, mentor.
Prof.dr. Abdurrahman Muhammed el Karnij, antar i komisionit.
Dr. Raid Halef el Usajmij, antar i komisionit.
Dhe pas konsultimit e debatit që zgjati gati dy orë, komisioni vendosi për pranimin e punimit, dhe vlersimin e tij me notën e shkëlqyeshme (96) pikë nga gjithsej (100), dhe me të hoxhë Xheladin LEKA shpallet magjister i shkencës së “Usuli Fikhut”.
Disa fjalë rreth punimit të mr. Xheladin LEKES.
Tema në të cilën magjistroi vëllau i ynë Xheladini, është një pjesë nga një përmbledhje e gjërë e të gjithë kapitujve të “Usuli Fikhut” gjegjësisht Rregullave të bazave të juristubences islame rreth të cilave janë pajtuar dijetarët e katër medhhebeve, temë e cila kishte lindur si ide nga prof. dr. Abdurrahman Muhammed el Karnij, e për tu bërë më vonë edhe antar i konisionit.
Pasi që mr. Xheladini ishte si nxënës i dalluar me zgjuarsinë dhe mendjemprehtësinë e tij, gjatë studimeve; gjë të cilën e kishin vërejtur edhe mësimdhënësit e tij, dhe pasi që kapitulli mbi Kijasin/Analogjinë, është prej kapitujve më të komplikuar në këtë shkencë, ideatori i kësaj përmbledhjeje prof.dr. Abdurrahman el Karnij kishte vendosur që mr. Xheladinin ta ngarkojë me këtë temë, dhe kishte bindje te plotë se ai do ta përfundonte në formen më të mirë, ashtu edhe ngjau.
Sa për ilustrim të punës së shkëlqyer të mr. Xheladinit po i përmendim disa fjalë të antarëve të komisionit.
Thotë prof.dr. Abdurrahman el Karnij: Gëzohem shum që sot jam antar komisioni për vlerësimin e punimit të paraqitur nga nxënsi Xheladin Leka, thënë të vërtetën ky punim është shum i qmuar, për nga titulli dhe përmbajtja e tij, vërtetë në të kam parë dobi të shumta.
Është shum e qartë puna e madhe e nxënësit në këtë punim, e si rrjedhojë e kësaj edhe dobitë janë shum të mëdha, po i citoj disa prej tyre:
1. Tema është shum e qëlluar, dhe ka të bëjë me një lëmi e cila është më e vështirë se çdo lëmi tjetër, e posaqërisht kur kjo temë ka të bëjë me kijasin/analogjinë, temë e cila është më e komplikuara në këtë lëmi gjë e cila i jep vlerë edhe më të madhe këti punimi.
2- Mundi i nxënësit është është për çdo lavdat në këtë punim, dhe shihet qartë kur nxënsi ka bërë nxjerrjen e rregullave, nga libra e shumta të konsultuara, pastaj degëzimin e qështjeve të fikhut që rrjedhin nga këto rregulla, duke përmendur argumentet e tyre nga kurani dhe hadithi profetik, pastaj duke vokalizuar çdo hadith të cilin e ka përmendur në punimin e tij, gjë që rrallë herë e kam hasur tek nxënësi e tjerë.
3- Litaratuara e shumtë e konsultuar nga ai, numri i të cilave arrinë 242, e shumë e shumë vequri të tjera, andaj e falenderoj shumë atë për punën e tij, dhe them se ka qenë nder i madh edhe për mentorin e tij, që të ketë një nxënës të tillë.
4- Dhe shkurtimishte them se punimi i tij vërtetë është i dalluar.
Ndërsa antari tjetër i komisionit dr. Raid el Usajmij thotë: Kam nderin që sotë vlersojmë temen e shejhut Xheladin Lekës, mjaftonë për lavdrimin e tij ajo që tha shejhu i jonë Abdurrahman el Karnij.
Biografia e shkurtër e Mr. Xheladin Lekës.
Mr. Xheladini lindi në vitin 1983 në fshatin Shipashnicë, komuna e Kamenicës, shkollen fillore e kreu në fshat, për të vazhduar shkollen e mesme në medresenë “Alaudin” paralejla e ndarë në Gjilan, të cilën e përfundoi në vitin 2002.
Pas përfundimit të medresesë Xheladini udhëtoi për në Jordani, dhe atje fillonë mësimin e gjuhës arabe pranë Universitetit privat të Zerkasë, e atje takohet me disa nga dijetarët eminent bashkohorë që jetonin në Sham. Pasi përfundoi mësimin e gjuhës arabe në jordani, Xheladini pranohet si student i rregullt në universitetin “Ummu el Kura” në Mekke dhe atje në vitin 2009/2010 përfundonë fakultetin e sheriatit, dhe mu në këtë vit pranohet në studimet pasuniversitare, në magjistraturë, mirpo për disa shkaqe private detyrohet ti ndërprejë mësimet e tij për dy vite, gjatë të cilave kishte qëndruar në zvicerr; vite të cilat ishin të frytshme në thirrjen e tij, ashtu që me menqurinë, urtësinë, dhe butësinë e tij kishte arritur që të bëhej i njohur dhe i dashur tek xhemati musliman atje, e më pas në vitin 2012 kthehet në Mekke për ti vazhduar studimet e tij, dhe ja tani me datën 29.09.2016 arrinë titullin shkencorë magjistër i shkenës së Usuli Fikhut.
Mr. Xheladini tani vazhdon studimet e tij në doktorraturë, në po të njejtën lëmi, dhe po të njejtin universitet.
Allahu im, dhuroji vëllait dhe shokut tim suksese të mëtejshme në shkencë, dituri, davet!
Jepi jetë të begatshme, shëndet, lumturi e mirësi, kurse në botën tjetër falje, mëshirë dhe siguri!
O Allah, prano!
Mr. Bali M. SADIKU
Medinë/Arabi Saudite
29.09.2016

14485066_1202951383077567_471980585298445877_n 14525100_1202952056410833_8968731635571765281_o

Artikulli paraprakT’i shpëtojmë femrat shqiptare nga konkurrenca e pandershme me prostitutat
Artikulli vijuesI vihet dryni Aeroportit të Gjakovës – Lëshojnë punën të gjithë punëtorët