Ukrainë: Mbahen zgjedhjet lokale

Në Ukrainë po mbahen zgjedhjet lokale, që shihen si provë e mbijetesës së koalicionit qeveritar properëndimor të presidentit, Petro Poroshenko, në periudhën e krizës së thellë ekonomike dhe konfliktit të armatosur në pjesën lindore të këtij vendi.

Zgjedhjet mbahen në të gjitha rajonet e Ukrainës, me përjashtim të atyre lindore, që janë nën kontroll të separatistëve pro rusë dhe në Krime, që është aneksuar nga Rusia.
Duket se favorite në këto zgjedhje është partia Solidariteti e Petro Poroshenkos, megjithë që raitingu i tij ka rënë në 26%, që është gati sa gjysma e atij që e kishte në maj të vitit 2014, kur u zgjodh president.
Në zgjedhje garojnë edhe Partia Opozitare, që në masë të madhe përbëhet nga ish-pjesëtarët e Partisë së Rajoneve të presidentit të dikurshëm, Viktor Yanukovich, dhe Partia Atdheu, e Yulia Tymoshenkos, lidere e Revolucionit të Portokalltë pro demokratik në vitin 2004 dhe ish-kryeministre.
Artikulli paraprakMoldavi: Lideri opozitar prorus lirohet nga arresti
Artikulli vijuesMijëra qytetarë evropianë protestojnë kundër NATO