Siri, sulmet me bomba vakum shkaktojnë 20 të vdekur

Në sulmin që avionët luftarakë të regjimit sirian kanë ndërmarrë me bomba vakum në Idlib, qytezat dhe vendbanimet në rrethinë në veriperëndim të vendit, 20 persona e kanë humbur jetën ndërsa 24 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Lejs el-Faris, njëri nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile në Idlib, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se avionë luftarakë të regjimit sirian kanë ndërmarrë sulme me bomba vakum në vendbanime dhe si pasojë jetën e kanë humbur shtatë civilë në Idlib, tetë në vendbanimin Xharxhanaz dhe pesë në qytezën Han Shajhun.

“Ekipet e Mbrojtjes Civile nxorrën shumë fëmijë nga rrënojat në vendbanimin Xharxhanaz i cili u bombardua nga avionët reaktivë të regjimit. Si pasojë e sulmit, një ndërtesë pesëkatëshe u dëmtua shumë. Ekipet kanë filluar punimet për pastrimin e rrënojave përmes makinerive të punës”, tha Faris.

Ai bëri të ditur se të plagosurit në Xharxhanaz janë dërguar për trajtim në spitalet fushore. Ai theksoi se sulmet në qendër të qytetit të Idlibit dhe Han Shejhun kanë shkaktuar dëme të mëdha, ku shumë makina tashmë janë në gjendje të papërdorshme.

Artikulli paraprakHetimi kundër FETO-s në Turqi, lëshohet urdhër për arrestimin e 75 zyrtarëve të burgjeve
Artikulli vijuesKartela e krimeve të Shimon Peres është shumë e fryrë