Pjesëtarët e forcave izraelite të sigurisë sot në mëngjes gjatë bastisjeve në mbarë Bregun Perëndimor arrestuan 39 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe deputetë në Parlamentin palestinez, njoftoi Shoqata e të burgosurve palestinezë, transmeton AA.
Ushtria izraelite gjatë bastisjeve në kampin e refugjatëve Shufat dhe vendbanimin Beit Hanina në Jerusalemin Lindor arrestoi 17 palestinezë, bëri të ditur të mërkurën kjo organizatë joqeveritare.
Thuhet se shtatë palestinezë, në mesin e të cilëve edhe deputeti i Hamas-it Mohamed al-Natsheh, janë arrestuar në qytetin Hebron në Bregun Perëndimor.
Ushtria izraelite shpesh herë realizon operacione gjithëpërfshirëse për arrestimin e palestinezëve “të kërkuar” nga Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi.
Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze për Çështje të Burgjeve momentalisht më shumë se 7.000 palestinezë gjenden në burgjet e Izraelit.