Siri: Humbi motrën binjake dhe nënën, vetë në përpjekje për mbijetesë

Avionët ushtarakë të regjimit të Asadit të cilët po bëjnë masakër civile në rajonet e kontrolluara nga opozitarët, ndanë binjaket nga njëra-tjetra. Njëra nga binjaket 6 vjeçare Sabah Shejh Kasim që shpëtoi nga sulmi humbi edhe nënën e saj, raporton AA.

Forcat ajrore të regjimit dhe ato ruse prej një muaji mbajnë nën bombardim intensiv pjesën jugore të qytetit të Halepit.

Sulmet të cilat janë intensifikuar pas prishjes së marrëveshjes së paqes më 19 korrik morën jetën e rreth 500 njerëzve dhe lanë të plagosur mbi 1.600 të tjerë.

Ndërkohë një godinë 5 katëshe në lagjen Shear u shemb dje në mbrëmje si rrjedhojë e bombardimeve. Ekipet e shpëtimit filluan kërkimet për të gjetur pjesëtarët e 4 familjeve që ndodheshin poshtë gërmadhave. Pas një mundimi të gjatë ata mundën të gjejnë familjen Kasim.

Por ekipet nuk mundën të shpëtonin nënën Haja Ahtarini duke nxjerrë vetëm trupin e pajetë të saj. Ekipet nxorën babain Hazim Shejh Kasim dhe vajzën 1 vjeçare Ajshe Shejh Kasim dhe më pas nxorën nga gërmadhat dy binjaket Sabah dhe Raged të cilët ishin në gjendje shumë të rëndë.

Pas dërgimit të tyre në spital ekipet kuptuan se 6 vjeçaret Sabah dhe Raged ishin binjake, por pas përpjekjeve të shumta me mjete rrethanore të ekipeve mjekësore Raged nuk mundi të shpëtojë.

Mjekimi i Sabah në spitalin ku nuk ka as edhe ilaçe është duke vazhduar. Ndërkohë babai Hazım Shejh Kasim nuk mundi të japë shpjegime për gazetarin e AA pasi ende nuk kishte kaluar traumën e ngjarjes.

Ndërsa Mohammed Novlo, drejtor i ekipeve të emergjencës në lidhje me këtë ngjarje u shpreh:

“Avionët rusë hodhën bomba në lagjen Shear të cilat kishin një efekt tërmeti. Një godinë 5 katëshe u shemb e gjitha. Një nga binjaket 6 vjeçare humbi jetën në spital. Ndërsa binjakja tjetër ende është nën kujdesin mjekësor. Gjendja e saj është e rëndë. Për fat të keq edhe nëna humbi jetën. Detyra jonë është të shpëtojmë jetë njerëzish, por jeta ndonjëherë nuk i buzëqesh në fytyrë njeriut.”

Avionët rusë shkatërrimin më të madh gjatë sulmeve të tyre në jug të Halepit e kanë bërë për shkak të përdorimit të bombave deportuese. Këto bomba njihen ndryshe edhe si bomba për shkatërrimin e vendstrehimeve.

Bombat deportuese të cilat popullata e Halepit i krahason me tërmetet në rast se hidhen në sipërfaqe të tokës mund të hapin një gropë 5 deri në 7 metra të thellë.

Artikulli paraprakUshtria izraelite arreston 39 palestinezë
Artikulli vijuesBan Ki-moon: Sulmi me qëllim ndaj spitaleve është krim lufte