Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili nuk u lejua të hyjë në territorin e Kosovës, ka thënë se do të hyjë kur të dojë dhe do t’i padisë ata që janë duke ia cenuar lirinë.
Arrestimet e ndalimet e fundit në Kosovë kanë hedhur grimca acarimi mes Kosovës e Serbisë.
Paraburgimi i drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, dhe një javë pas ndalimi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili po shihet si një përgjigje e palës kosovare ndaj të bëmave serbe kanë shtuar tensionin mes dy shteteve, shkruan sot gazeta “Zeri”.
Autoritetet në Kosovë kanë potencuar se për rastin e “Thaçit” do të ndërmarrin masa, por deri më tani nuk është paraparë asnjë veprim konkret. Ndërkohë në anën tjetër, vetë Gjuriq i cili nuk u lejua të hyjë në territorin e Kosovës ka thënë se do të hyjë kur të dojë dhe do t’i padisë ata që janë duke ia cenuar lirinë. Në Qeverinë e Kosovës thonë se sjellja e tillë nga autoritetet serbe nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve, derisa në anën tjetër opozita thotë se Kosova i ka pasur marrëdhëniet e acaruara me Serbinë para se të ndodhnin këto incidente.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, në një prononcim për gazetën “Zëri”, ka shprehur shqetësimet për ngjarjet e fundit mes dy shteteve, sipas Abdullahut, rastet e tilla nuk i dërgojnë marrëdhëniet drejt normalizimit.
“Ne jemi duke u përpjekur si Qeveri të kemi raporte normale, por aktet e tilla, veprimet e tilla nuk e ndihmojnë normalizimin. Nuk i përmbushim obligimet ne si shtet në dy rastet dhe Serbia për atë që është projekt i Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë Abdullahu.
You Might also Like
Shkencëtarët nuk janë perëndi
Nga Simon Jenkis, Journal of scientific studies Nuk jam mbipeshë ose nuk po vdes…
By
8 Min Read
Wikileaks: NSA ka përgjuar tre presidentë të Francës nga 2006-2012
Presidenti aktual Hollande ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të…
By
2 Min Read
Nismë informuese për Islamin dhe kundër islamofobisë në SHBA
Në San Diego të SHBA-së është ndërmarrë një iniciativë informuese për Islamin dhe kundër islamofobisë,…
By
2 Min Read
Gëzim Kelmendi me parti të re
Skenës politike kosovare do t’i shtohet edhe një parti e re. Gëzim Kelmendi, i cili…
By
4 Min Read
Vritet shefi i kamikazëve të ISIS-it në Gaziantep
Në kuadër të operacioneve kundër organizatës terroriste DEASH në qytetin Gaziantep të Turqisë neutralizohet Mehmet…
By
2 Min Read
Hip në mbi 4300 numri i viktimave nga tërmeti në Nepal
Numri i viktimave nga tërmeti në Nepal ka tejkaluar shifrën 4300, ndërsa numri i të…
By
1 Min Read
