Turqia dënon vendimin e Parlamentit të Irakut

Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar se e dënon vendimin (akuzues) të Parlamentit të Irakut ndaj Turqisë dhe se kundërshtojnë ashpër veçanërisht pjesën që përmban akuza të shëmtuara ndaj presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“E dënojmë vendimin e marrë nga Parlamenti i Irakut më 4 tetor 2016. Veçanërisht kundërshtojmë dhe e konsiderojmë të papranueshme pjesën që përmban akuza të shëmtuara ndaj presidentit tonë të nderuar”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Sipas deklaratës, mendohet se vendimi në fjalë nuk reflekton qëndrimin e pjesës dërrumese të popullit irakian, të cilit Turqia i ka qëndruar pranë prej vitesh në çdo sferë dhe e ka mbështetur me të gjithë mundësitë në dispozicion.

Gjithashtu, në deklaratë qëndron se Turqia që nga fillimi ka shfaqur një luftë të qëndrueshme ndaj DAESH-it të cilën e konsideron së kërcënim ndaj sigurisë kombëtare dhe se si anëtare e Koalicionit Ndërkombatar Kundër DAESH-it që nga fillimi, Turqia ka mbështetur fuqimisht përpjekjet e tij.

“Edhe përkundër faktit që Turqia ka humbur mijëra persona si rezultat i terrorizmit që buron nga Iraku prej vitesh dhe është ndikuar drejtpërdrejt nga jostabiliteti i shkaktuar nga sektarizmi në Irak, ajo fuqishëm ka mbështetur integritetin territorial, sovranitetin, stabilitetin dhe sigurinë e Irakut sa herë që ka qenë e nevojshme, duke u sakrifikuar politikisht dhe ekonomikisht. Deri më sot, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë kërcënim për Irakun që ka buruar nga Turqia”, theksohet në deklaratë.

Siç thuhet në deklaratë, leja për veprim ushtarak e miratuar nga Kuvendi i Turqisë (TBMM) nuk është okupim i ri, por ajo fillimisht u pranua në vitin 2007 kundër kërcënimit të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, për ta përfshirë më pas edhe Sirinë me daljen në skenë të organizatës terroriste DAESH. E konsiderojmë si serioz faktin që Parlamenti i Irakut, i cili e kishte pranuar lejen për veprim ushtarak prej vitesh dhe nuk e kishte kontestuar, ta sjellë atë në rend dite pikërisht në një kohë kur terrori po merr shumë jetëra në Irak dhe Turqi”, potencohet më tej.

Më tutje në deklaratë nënvizohet:

“Turqia, ashtu sikurse lufton duke e shfrytëzuar të drejtën e saj për vetëmbrojtje nga terrori i cili kërcënon sigurinë kombëtare, po ashtu do ta ruajë vendosmërinë parimore për mbrojtjen e sovranitetin dhe integritetin territorial të Irakut, vend ky me të cilin Turqia ndan një të ardhme të përbashkët.

Shqetsimet dhe reagimet tona ndaj vendimit në fjalë të Parlamentit të Irakut dhe deklaratave akuzuese ndaj vendit tonë kohëve të fundit nga disa zyrtarë irakianë, do t’i përcillen Ambasadorit të Iraktu në Ankara i cili është ftuar në ministrinë tonë.

Në këtë kohë kritike në luftën kundër DAESH-it, i ftojmë zyrtarët irakianë që t’i lënë mënjanë llogaritjet për interesa për periudhën që do të pasojë pas DAESH-it dh eta pranojë miqësinë dhe mbështetjen që shteti ynë ua ka ofruar për të mirën e Irakut dhe rajonit tonë.”

Ndryshe, Parlamenti i Irakut, përmes vendimit të marrë gjatë ditës së sotme në të cilin janë përfshirë akuza të rënda ndaj Turqisë, njoftoi se nuk e pranon zgjatjen e lejes së TBMM-së për veprim ushtarak dhe parashtroi një sërë kërkesash drejt qeverisë së Irakut, edhe atë dërgimin e një note drejt Ambasadës së Turqisë në Bagdat, cilësimin e forcave turke (të cilat ofrojnë trajnim për vullnetarët kundër DAESH-it) si “forca okupuese”, dënimin e deklaratave të presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe rishqyrtimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me Turqinë.

Artikulli paraprakVisar Ymeri: Nehat Thaçi po mbahet si rob lufte në Serbi
Artikulli vijuesOKB reagon për pezullimin e kontakteve mes SHBA-së dhe Rusisë