Një grup kërkuesish nga dy universitete gjermane kanë publikuar një studim ku thuhet se një pjesë e madhe e aplikacioneve pa pagesë për Android që janë të disponueshme në Google Play mund të kenë dobësi që venë në rrezik privatësinë e përdoruesve.
Kërkuesit nga universiteti i Hanoverit dhe Marburgut, kanë studiuar 13 500 aplikacionet më popullore pa pagesë që ndodhen në Google Play për dobësi lidhur me SSL (Secure Sockets Layer) dhe TLS (Transport Layer Security), dy protokolle që sigurojnë të dhënat e përdoruesve duke i enkriptuar ato në momentin që dërgohen përmes internetit.
Ata gjetën 1 074 aplikacione që përmbajnë kode të veçanta SSL dhe që i bëjnë përdoruesit tepër të ekspozuar ndaj sulmeve MITM (man-in-the-middle).
Nga sulmet mund të vidhen edhe llogari bankare
Për më tepër, kërkuesit zhvilluan edhe një auditim manual për 100 aplikacione dhe gjetën se 41 prej tyre ishin të ekspozuara ndaj sulmeve MITM për shkak të dobësive lidhur me SSL.
Përmes tyre, një haker mund të vjedhë të dhëna sensitive si emrin e përdoruesit apo fjalëkalimet për Facebook, WordPress, Twitter, Google, Yahoo dhe më e rëndësishmja, edhe llogari bankare.
Disa dobësi të tjera përdoren për të manipuluar antivirusin në celular, duke bërë që të anashkalohen nga skanimi programe apo aplikacione të dëmshme. (CIO Albanian)
You Might also Like
Pajisjet e Teknologjisë Informative lirohen nga dogana
Qeveria e Kosovës do të lirojë nga çfarëdo obligimi doganor importin e pajisjeve të Teknologjisë…
By
Redaksia
1 Min Read
Largime nga puna në Sony
Sony deri në fund të vitit synon të largoj rreth 6 për qind të fuqisë…
By
Redaksia
1 Min Read
G.Skill prezanton RAM-in që pretendon rekord botëror
Ndërtuesi i memorieve G.Skill prezanton RAM-in që pretendon se është më i shpejtë në botë…
By
Redaksia
1 Min Read
Aeroplanët turboreaktivë me aftësi ngritje dhe aterrimi vertikal
Herier (angl. Harrier), është aeroplani i parë në botë i futur në përdorim operativ me…
By
Redaksia
8 Min Read
Kina kritikon spiunimet kompjuterike amerikane
Kina ka kritikuar ashpër qasjen e dyanshme të SHBA me rrjetet e internetit si dhe…
By
Redaksia
1 Min Read
10 teknologjitë që ndryshuan biznesin, përgjithmonë
Ju kujtohet kur patë për herë të parë iPhone-n? Ngjante si një diamant në dyqanet…
By
Redaksia
0 Min Read
