Rreth 25 hektarë prona të dy ndërmarrjeve deçanase, Hotelit “Iliria” dhe ndërmarrjes bletare “Apliko” ka shumë mundësi që të kalojnë në pronësi të Manastirit ortodoks të Deçanit.
Kjo bartje e patundshmërisë që i ka shqetësuar në masë të madhe deçanasit dhe jo vetëm ata, mund të ndodhë si pasojë e një procesi gjyqësorë i filluar disa vjet më parë e që nga shumëkush po konsiderohet si proces politik.
“Gjithqka rreth kësaj prone ka filluar në vitin 1993, kur ish-ndërmarrja e dhunshme ‘Slloga’ sot “Iliria” kishte vendosur që pronën që e administronte dhunshëm tia falte manastirit të Deçanit. Kjo ka vazhduar edhe në vitin 1997, kur me një tjetër vendim të këtij lloji, qeveria e Serbisë përpos kësaj kishte vendosur që edhe një pjesë tjetër të pronës së ndërmarrjes bletare “Apliko” t’ia falte po Manastirit të Deçanit. Të dyja këto vendime të asaj kohe ishin në kundërshtim me ligjet e atëhershme, e madje në kundërshtim edhe me ligjet diskriminuese të Serbisë”, ka thënë avokati Dukagjin Povataj, i cili tash e sa vjet po e përfaqëson komunën e Deçanit në një proces gjyqësorë, që aktualisht po mbahet në Dhomën e Veqantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, shkuan gazeta “Zëri”.
Ndërkohë, me një vendim të ditëve të fundit, kjo dhomë ka vendosur që yshtja në fjalë ta largojë komunën e Deçanit si palë e përfshirë, me arsyetimin se ajo pronë duke qenë pronë shoqërore, është administruar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit.
Por sipas juristëve të përfshirë në këtë proces, është pikërisht kjo pika e cila është totalisht e jashtëligjshme dhe në të cilën janë shkelur në mënyrë drastike të gjitha ligjet e Kosovës, përfshirë këtu edhe Kushtetutën e vendit.
Përfaqësuesi i UNMIK-ut, që në këtë proces e përfaqëson ish-AKM-në, në vend që ti mbrojë interesat e ndërmarra në fjalë, ka vendosur të dalë kundër tyre, duke e arritur një marrëveshje me Manastirin, me të cilën e njeh të drejtën e pronësisë së këtij institucioni fetar mbi pronën kontestuese.kohaislame
You Might also Like
Kosova vend i tregtisë, por jo edhe i prodhimit
Tregtia vazhdon të mbetet aktiviteti ekonomik më i preferuar në Kosovë duke lënë anash prodhimin.…
By
5 Min Read
Hashim Thaçi priti myftiun Tërnava: Kosova shembull i tolerancës ndërfetare
Presidenti Hashim Thaçi, sot është takuar me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, me të cilin…
By
1 Min Read
Largojeni Jabllanoviqin
Banorët e fshatit Krushë e Madhe kanë protestuar sot kundër ministrit për Kthim dhe Komunitete,…
By
0 Min Read
Baton Haxhiu fyen rëndë myslimanët
Faqet myslimane në gjuhën shqipe, kanë dërguar kritika të ashpra ndaj Baton Haxhiut, i cili…
By
4 Min Read
Haradinaj: Shfuqizimi i Speciales, ishte “Mision Impossible”
Kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së vendit,…
By
2 Min Read
Lista Serbe var shpresat te Qeveria
Nisma e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për transformimin e rolit të Forcës së Sigurisë…
By
5 Min Read
