Faqet myslimane në gjuhën shqipe, kanë dërguar kritika të ashpra ndaj Baton Haxhiut, i cili po i tregon idetë e tija anti-islame për t’u bërë si një njeri i “dashur për kombin”, por realiteti është ndryshe. Baton Haxhiu edhe në periudhat e mëparshme që i ka kaluar vendi ynë është vërtetuar të jetë njeri i dyshimtë i cili nuk ka menduar dhe vepruar për së mbari për vendin tonë. Tani ai merret me luftimin e Islamit dhe Muslimanët.
Lexojeni letrën e plotë të Tij dhe vërtetojeni vetë se deri në c’masë arrinë armiqësia e tij ndaj muslimanëve.
“Një dokument është në Qeveri dhe i diskutuar edhe në komisionin parlamentar të Kuvendit të Republikës. Fjala është për shaminë. Pyetja që shtrohet për Kuvendin dhe qeverinë është, cili është urdhri më legjitim: Ai i Kushtetutës dhe Qeverisë apo i “Zotit” të këtyre njerëzve…
Ka një kohë të gjatë që një grup njerëzish, deputetë, politikan që ushqejnë dëshirën për votë, ushtarakë, komunistë të kthyer në besimtarë përtacësh, profesorë gjysme të ditur dhe të pasuksesshëm në profesionin e tyre, biznesmenë që dëshirojnë t’i lajnë mëkatet e tyre duke përkrahur islamin politik – të gjithë këta bëjnë duanë e përditshme duke thënë së shamia mbi kokën e një femre duhet të jetë e drejtë e çdo femre dhe e lirisë së saj.
Shamia si mbulesë e “turpit” të femrës, e harruar për një kohë dhe e mbetur si relikt, është rishfaqur pas kaq vitesh në Kosovën e pavarur dhe po bëhet temë politike e shqyrtimit.
Nuk kam asgjë kundër që kjo të bëhet debat në oda dhe familje, nëpër hapësira të kulteve fetare, por jam krejtësisht kundër që një grup fanatikësh të imponojë si agjendë të shtetit dhe atdheut tonë të përbashkët e laik”, thotë Haxhiu në shkrimin e tij “Shamia”.
”Ne, duhet të besojmë në zotin e tyre – vetëm nëse hamë njëlloj si ata, jetojmë me ta, qeshim dhe zemërohemi kur qeshin dhe zemërohen ata. Prandaj, neve të “pafeve”, që nuk mendojmë si ata – nuk na takon i njëjti zot – sepse, sipas tyre, ne jetojmë ndryshe nga ata.
Jam ateist për faktin se këta radikalë të islamit politik, si shumë tjerë nëpër botë, fyejnë fenë
dhe Zotin, kurse unë nuk e kam fyer asnjëherë profetin”, thotë ai duke u munduar ta nënçmoj një pjes tjetër të qytetarëve të Kosovës.
Më tej, ai shton se “As shteti nuk duhet t’i pranojë vajzat me shami në shkolla dhe as vajzat nuk janë gati të kthehen në kulturën iraniane të shamisë. Si mund të bëhet pjesë “ajeti” i tridhjetë i një të syres Nur (ku thuhet se gratë duhet ta kryet dhe fytyrën) dominues para shtetit me kushtetutë laike”.
Në fund të shkrimit, për “t’ia dhënë hakun”, ai përfundon gjithçka me ofendim të gjyshërve të këtij kombi duke thënë: ”Si shenjë refuzimi ndaj idesë së tyre, po them publikisht se ndihem fajtor që asnjëherë s’e kam besuar Zotin e të pashkolluarve, Zotin e të moshuarve të paditur, Zotin e mixhave me tespihe në dorë, Zotin e vajzave kokëmbuluara dhe të deputetëve që ditën tregojnë moralin e shamisë dhe përdorin kurvërinë si model të besimit.” / ilirida./kohaislame