Qeveria e Kosovës po e refuzon mundësinë që në dialogun mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, ku synohet të arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, të adresohet edhe çështja e veriut të vendit.
Koha Ditore shkruan se, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka hedhur poshtë mundësinë që në kuadër të këtij procesi, veriu i Kosovës të ketë një autonomi substanciale të shpjeguar nga disa diplomatë ndërkombëtarë.
Ditë më parë në një intervistë për “Kohën Ditore”, ish-i dërguari i BE-së në bisedimet për statusin, Stefan Lehne, ka thënë se për veriun e Kosovës zgjidhja e ofruar me Pakon e Ahtisaarit nuk mjafton, andaj Qeveria në Prishtinë duhet të llogarisë që në fund të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë një balancim do të duhej të arrihej mes dëshirës së serbëve të veriut për të ruajtur pozicionet e tanishme dhe lidhjet me Serbinë, si dhe dëshirës së Prishtinës për të shtrirë sovranitetin e vet atje. Ky balancim gjendet në një “autonomi substanciale për veriun” e Kosovës.
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në një prononcim për “Kohën Ditore” ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke thënë se diplomatët që po i bëjnë këto deklarata janë të dy llojeve.kohaislame
You Might also Like
Përsëri gaz lotsjellës në Kuvend
Opozita ka bllokuar mbajtjen e seancën plenare duke hedhur gaz lotsjellës, sikurse herave të tjera.…
By
1 Min Read
Prokurori i antikorrupsionit, Nazmi Mustafi në burg
Shefit të Task-forcës kundër korrupsioni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafit i mbeti birra…
By
2 Min Read
Islamofobja Arbana Xharra dënon grafitet për presidenten Jahjaga por për kariakturat e Profetit thotë: Shprehje e lirë
Hipokrizia në mediat Kosovare ska të ndalur, kësisoi ishte edhe reagimi i gazetares islamofobe Arbana…
By
1 Min Read
Manipulimi i Serbisë në Kosovë: Kush i fshehu kufomat?
Zyrtarët e Beogradit dhe policët që zhvendosën me qindra trupa shqiptarësh të vrarë nga Kosova…
By
23 Min Read
PD: Shkuarja në Siri, vendim personal
Partia e Drejtësisë i sheh si tepër tendencioze debatet e fundit rreth shkuarjes së qytetarëve…
By
1 Min Read
Edhe sot vazhdojnë kërkimet për 17 vjeçarin nga Suhadolli
Polica e Kosovës dhe FSK në bashkëpunim me KFOR-in edhe sot do të vazhdojnë kërkimet…
By
1 Min Read
