PD: Shkuarja në Siri, vendim personal

Partia e Drejtësisë i sheh si tepër tendencioze debatet e fundit rreth shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në Siri dhe vlerësimi që po i bëhet islamit. Nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Avdullah Klinaku tha në një konferencë për media, se ”në këtë debat, po tentohet që vëmendja e opinionit të zhvendoset nga domosdoshmëria e ndërprerjes së menjëhershme të shkeljes së vrazhdë të të drejtave kushtetuese për praktikimin e lirë të fesë dhe manifestimit publik të bindjeve fetare”.

Klinaku, e quan tejet të rrezikshme, siç thotë ai, tendencën e konstruktimit të tezave si islami politik dhe radikalizmi islam. Sipas tij, shumë herë, të veshur në petkun e analistëve të zhvillimeve sociale dhe politike, po mundohen të anatemojnë identitetin islam të shumicës së popullatës së Kosovës.

Ndërkohë, Partia e Drejtësisë, shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në luftën e Sirisë e vlerëson si çështje të vendimit të tyre personal.

Artikulli paraprak(Video) Mrekullia e shpëtimit të vogëlushes në Siri
Artikulli vijuesUDB: Kreu aktual politik i Kosovës ka punuar për Shërbimin Shtetëror Informativ?