Kurani është argument për ty ose kundër teje
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Fjala e Profetit ﷺ “Kurani është argument për ty ose kundër teje”.
Sa e rëndë është kjo fjali. Pra, Kuranin nëse e lexon ai është argument për ty (në favorin tënd) ose kundër teje.
Nëse ti beson në njoftimet e tij dhe zbaton urdhëresat e tij e largohesh nga ndalesat e tij, ai (Kurani) është argument për ty para Allahut të Madhëruar. E nëse është e kundërta e saj, ai (Kurani) është argument kundër teje.
Prandaj ai ështe armë: ose për ty (në favorin) tënd ose kundër teje.
Et-Taliku ala Sahihi Muslim vell. 2
Perktheu Unejs Sheme