Cila grua është më e mirë?

All-llahu ka lavdëruar gratë e mira, ato që janë dakord me pozitën që ua ka caktuar All-llahu, thotë në Kuran:

“… Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës…”. (En-Nisa: 34).

E kanë pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhive sel-lem: Cila grua është më e mirë?
Është përgjigjur:
“Ajo që të gëzon kur ta shohësh, të respekton kur ta urdhërosh dhe nuk i kundërshtohet atij (burrit) në gjërat që ai i urren në vehten dhe pasurinë”.

Pra, këto janë cilësit e grave të mira dhe të lavdëruarame burrat e tyre:

– Të mira duke vepruar vepra të mira dhe bamirësi drejt burrave të tyre

– I respektojnë burrat e tyre në gjëra që nuk e hidhërojnë All-llahun.

– Kujdesen për veten në mungesë të burrave të tyre.

– Kujdesen për pasurinë e burrit që ua ka lënë emanet.

– Burrave të tyre u shfaqin vetëm gjërat që i gëzojnë, siç është buzëqeshja, pamja e mirë dhe argëtimi i burrit.

Nëse ndonjë grua është e tillë le të merr sihariq fitimin e faljes së All-llahut dhe xhennetin e Tij, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Gratë e juaja banore të xhennetit janë të dashurat, që lindin dhe që u ndihmojnë burrave të tyre, ajo e cila kur hidhërohet, vjen dhe e kap burrin për dore e thotë: nuk më kaplon gjumi derisa të jesh i kënaqur me mua”.

Le të kujdeset gruaja fetare që të ketë këto cilësi që të fiton xhennetin…

Përshtati: Bekir Halimi

Artikulli paraprakNjerëzit e moralshëm do jenë me Profetet Ditën e Gjykmit
Artikulli vijues2 mënyrat si të kërkosh falje