TREGIME MËSIMDHËNËSE – Babi, nuk të shoh!
Një natë shpërtheu zjarri në kuzhinën e një familjeje. Ndërsa zjarri përhapej gjithandej, prindërit dhe fëmijët vrapuan jashtë shtëpisë. Papritmas në një huti të tillë sa dolën jashtë vërejtën që mungon anëtari më i vogël i familjes, djaloshi pesëvjeçar. Ndërsa ai, i frikësuar nga zjarri dhe tymi i dendur, ishte ngjitur në katin e epërm.
Prindërit nuk dinin çfarë të bëjnë dhe në dëshpërim ata dhe dy vajzat e tyre filluan të bërtasin me gjithë zë, meqë kthimi në shtëpinë që e kishte kapluar zjarri ishte e pamundur… ndërsa zjarrfikësit akoma nuk kishin mbërritur.
Papritmas nga dritarja e katit të epërm u dëgjua zëri i fëmiut të vogël: “Babi! Babi!”
Prindi e vërejti dhe u vendos poshtë dritares dhe i tha të birit: “Kërce bir!”
Djaloshi para vetes shikon vetëm zjarr dhe tymin e dendur dhe thotë: “Babi, por unë nuk të shoh…”
“Të shoh unë ty bir, lirisht kërce!” bërtiste babai.
Pas pak çastesh djaloshi kërceu dhe u gjend në përqafimin e fortë të babait, gjallë e shëndoshë.
***
Urtësia e tregimit është rreth mbështetjes që duhet pas duaja dhe lutjet tona.
Vogëlushi në dritaren e shtëpisë që e kishte kapluar zjarri – është fotografia jonë para mëshirës së Allahut të Madhëruar. Sa herë që gjendemi në rrezik, mund ta dëgjojmë se si Allahu i drejtohet: “Mbështetu tek Unë, hidhu në mëshirën Time…”
Besimtari i shqetësuar mund të thotë: “Por, unë nuk të shoh…” meqë ecja në rrugët e kësaj botë është e errësuar, por ama Allahu na sheh dhe kjo është më e rëndësishmja. Ai kurrë nuk na lë, asnjë moment të vetëm. Gjithmonë është pranë nesh, madje edhe atëherë kur nuk jemi të vetëdijshëm për praninë e Tij.”
Burimi: Akos.ba
Përshtati: Lutfi Muaremi
You Might also Like
Çdo bidat eshte humbje
Ligjerate nga Muhadithi i kohes, shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani, rahimehullah Vertet falenderimi i perket vetem…
By
Redaksia
37 Min Read
A ka të drejtë Neziri që u përkul te “branitellat”, të vizitojë varrin e Kushtrimit? (Video)
Bekim Neziri, i cili bashkë me Vlladimir Peshevskin dhe Elizabeta Kançevska-Milevskën përkulej para bustit të…
By
Redaksia
0 Min Read
VIDEO – Lutje për Hoxhë Bekirin nga Hoxhë Bilal Teqja
Në këtë video do të shihni një pjes tejet vëllazërore, në fakt hoxha nga Tirana…
By
Redaksia
0 Min Read
Hoxha i Drenasit: Kisha e Llapushnikut objekt fesati
Imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, duke iu referuar hapjes së Kishës Katolike “Shën…
By
Redaksia
3 Min Read
Shërimi i epilepsisë në traditën profetike
Në dy Sahih-ët është hadithi prej Ata ibn Ebu Rabahas, që tregon: – Njëherë, Ibn…
By
Redaksia
19 Min Read
KRYQËZIMI DHE RINGJALLJA E JEZUSIT SIPAS KATËR UNGJIJVE
Senad Maku Po të shikohet jeta dhe veprimtaria e Jezu Krishtit në Bibel, do të…
By
Redaksia
14 Min Read
