Sot në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë u përkujtua 13 vjetori i vdekjes së presidentit të parë të BeH-së Alija Izetbegoviq, raporton AA
Alija Izetbegoviq i cili ka qenë lideri në rrugën për pavarësinë e vendit dhe për shkak të njohurisë së thellë i pagëzuar si “Mbreti i Urtë” u përkujtua pranë varrit të tij i cili ndodhet në memorialin e martirëve në Kovaçi, ku morën pjesë vajza e tij Lejla Aksamija, ambasadori i Turqisë në Sarajevë Xhihad Erginay, shokët e tij, anëtarë të Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të cilin e themeloi ai dhe qytetarët.
Në ceremoni u vendosën kurora me lule pranë varrit të tij, u bënë lutje dhe homazhe.
Vajza e të ndjerit Izetbegoviq, Lejla Aksamija tha se babai i saj me tre fëmijë ka përjetuar përvoja të mëdha. Ajo përkujtoi se babai i saj ka qenë në burg por gjithashtu ka marrë përsipër edhe detyrën për të mbrojtur Bosnjë e Hercegovinën.