Nga Siria goditet një qendër shëndetësore në Turqi

Një predhë nga Siria ka goditur një qendër shëndetësore në Turqi, ndërsa ende nuk ka njoftime për të lënduar.

Mediat turke thonë se predha ka rënë të martën në distriktin Reyhanli, në provincën turke Hatay.

Zyra e guvernatorit të distriktit Reyhanli tha se deri më tani nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë incident.

Tensionet ndërmjet të dyja vendeve kanë eskaluar që nga 3 tetori, kur një predhë siriane u hodh në një qytet turk matanë kufirit, duke lënë të vrarë pesë civilë turq.

Artileria turke u është kundër përgjigjur sulmeve të vazhdueshme me predha të Sirisë. /Rel/

Artikulli paraprak(Video) Digjen 12 pacientë në një spital të Tajvanit
Artikulli vijues(Video) Shikoni çfarë ndodh nëse tableti Surface ju bie nga dora