Pas takimit në Bruksel deri më tash vetë Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri serb Ivica Daçiq për opinionin përkatës të tyre kanë dhënë versionin e vet për takimin, duke u dalluar diametralisht, ndërsa pala evropiane ka folur vetëm në mënyrë të përgjithshme, duke konfirmuar se takimi është zhvilluar dhe duke nënvizuar rëndësinë që ka dialogu për të ardhëm evropiane “si të Serbisë, ashtu edhe të Kosovës”.
“Koha Ditore” ka mësuar nga burimet diplomatike në Bruksel se çfarë ka raportuar zyrtari nga Shërbimi i veprimit të jashtëm dhe sipas kësaj shihet se në fakt që në takimin e parë Thaçi-Daçiq është folur konkretisht për disa pika, ndonëse kjo ka qenë në mënyrë joformale.
Sipas këtyre burimeve pikat kryesore të planit të BE-së janë: ndërprerja e ushtrimit të funksioneve shtetërore të Serbisë në veri të Kosovës, hapja e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe asaj të Serbisë në Prishtinë, zbatimi i marrëveshjeve të deritashme posaçërisht IBM-së, pjesëmarrja e Kosovës në forumet ndërkombëtare e jo vetëm rajonale.
E ndërkohë Kosovës i kërkohet ta pranojë se “veriu është ndryshe”.
Sipas burimeve diplomatike, veriu gjithsesi është dhe do te jetë temë e dialogut dhe madje njëra ndër temat kryesore./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Sllovakia ka njohur pasaportat e Kosovës
Qeveria sllovake i njeh pasaportat e Kosovës prej datës 17 korrik 2012, kanë thënë burime…
By
Redaksia
2 Min Read
VV e PDK nga grushtet në përplasje verbale
Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë arenë përplasjesh mes partive. Por, ndryshe nga një javë…
By
Redaksia
6 Min Read
MSA’ja ul çmimin për veturat e reja
Veturat e reja që importohen nga shtetet e Bashkimit Evropian, janë liruar për 10 për…
By
Redaksia
4 Min Read
“Hashim – Ku është Sami Lushtaku”
Si asnjëherë më parë, pikëpyetje janë ngritur për Hashim Thaçin në bazën e tij të…
By
Redaksia
1 Min Read
Ngritet aktakuza për asistentët dhe studentët e mjekësisë
Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ka ngritur sot aktakuzë ndaj…
By
Redaksia
2 Min Read
Zyrtarizohet koalicioni AAK-LDD
Është zyrtarizuar mes AAK-se dhe LDD-së në zyrat e të parës. Nexhat Daci dhe Ramush…
By
Redaksia
2 Min Read
