Mbi 50 për qind të qytetarëve s’u intereson dialogu Kosovë-Serbi, 43 për qind s’dinë gjë për marrëveshjet

0
204

Sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, mbi 50 për qind të kosovarëve nuk kanë interes të dinë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Jeta Krasniqi nga KDI, ka thënë për Ora e Fundit në Klan Kosova se ky mosinteresim ndodh me faj të Qeverisë, për informimin e paktë të qytetarëve dhe lënien e tyre anash në procese të rëndësishme.

Po ashtu, 43 për qind s’janë në dijeni me marrëveshjet, ndërsa mbi 70 për qind s’janë të kënaqur me informimin; mbi 70 për qind s’janë të kënaqur me punën e Qeverisë e mbi 50 për qind të kosovarëve s’janë të interesuar të dinë për dialogun Kosovë-Serbi!

Një fakt interesant që ka dalë nga sondazhi i KDI-së është se qytetarët serbë të Kosovës rezultojnë më të informuar sesa qytetarët shqiptarë të Kosovës.