Më 29 tetot Komiteti i Lartë i OPEC-ut u takua në Vjenë me përfaqësuesit e shteteve që nuk janë pjesë e organizatës për të detajuar marrëveshjen për uljen e prodhimit.
Çmimi global i naftës, të hënën ka shënuar rënie si pasojë e takimit të dështuar të kësaj fundjave të OPEC-ut në Vjenë, ku pritej të arrihej marrëveshje për prodhimin e naftës, raporton Anadolu Agency (AA).
Brendi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar e tipit Brent, të hënën shënoi rënie për 0.53 për qind, duke zbritur në 50.41 dollarë për një fuçi, ndërkohë që brendi amerikan WTI, zbriti për 0.60 për qind, më konkretisht në 48.41 dollarë për një fuçi.
Më 27 shtator, vendet anëtare të OPEC-ut u pajtuan për reduktim të prodhimit të naftës në rreth 32.5 -33 milionë fuçi në ditë, vendim ky që pritet të hyjë në fuqi në nëntor të këtij viti.
Më 29 tetot Komiteti i Lartë i OPEC-ut u takua në Vjenë me përfaqësuesit e shteteve që nuk janë pjesë e organizatës për të detajuar marrëveshjen për uljen e prodhimit.
Asnjë vendim nuk është arritur më 29 tetor, pasi Irani ka kundërshtuar shkurtimin e sasisë së prodhimit të naftës, me arsyetimin se për shkak të sanksioneve të mëparshme mbi ekonominë e tij dhe sidomos industrinë e naftës, nuk ka prodhuar naftë në sasi të duhura. Grupi dështoi të arrijë marrëveshje për përkufizimin e nivelit të prodhimit në mes 32.5 dhe 33 milionë fuçi në ditë.
Mbetet edhe një tjetër mundësi gjatë një takimi që është caktuar për datën 30 nëntor, pavarësisht spekulimeve se një marrëveshje e tillë nuk do të mund të realizohet.