Autoritetet libiane të martën miratuan legjislacionin që rregullon formimin e organizatave politike me c’rast përjashtohen partitë fetare, ato me platforma rajonale dhe fisnore si dhe ndalohet financimi nga jashtë i partive politike.
“Partitë politike dhe shoqatat nuk duhet të ndërtohen mbi bazën e përkatësisë rajonale, fisnore dhe fetare,” tha një anëtar i Këshillit Kombëtar Tranzitor në pushtet për AFP.
“Ata nuk mund të jenë as një zgjatje e një partie politike e themeluar jashtë vendit ose nuk mund të përfitojnë fonde të jashtme nga vende të huaja”, tha Mustafa Landi, një anëtar i komisionit juridik.
Partitë politike duhet të kenë një minimum prej 250 anëtarëve themelues, ndërsa shoqatat kanë nevojë vetëm 100 për 100 anëtar themelues, sipas legjislacionit që u miratua të martën vonë.
Komisioni zgjedhor i Libisë paralajmëroi në prill se legjislacioni mbi formimin e partive politike duhet të miratohet së shpejti në qoftë se zgjedhjet e qershorit të shkojnë përpara siç është planifikuar.
Por edhe pa ligjin, dhjetëra parti janë themeluar në muajt e fundit me qëllim të kontestimit të zgjedhjeve për asamble, e cila duhet të formohet me 19 qershor.
Një asamble e plotë përbëhet prej 120 vendeve të Kuvendit janë të rezervuara për kandidatë të pavarur, dhe 80 vende tjera të mbetura ndahen nga partitë politike.
Organizatat politike të çdo lloji u ndaluan për dekada nën sundimin hekurt të Muamer Kadafit, i cili u rrëzua dhe u vra në kryengritjen popullore të vitit të kaluar.
You Might also Like
Refugjatët, BE do të ndajë 700 milionë euro për Greqinë dhe anëtaret tjera
Komisari i BE-së për Ndihma Humanitare dhe Menaxhim me Kriza Christos Stylianides theksoi se për…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan: Bota nuk po punon për refugjatët sirian
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar nga akterët ndërkombëtar për tu ndihmuar refugjatëve sirianë…
By
Redaksia
1 Min Read
Moska kërkon të pajtojë A.Saudite me Iranin
Tensionimi i marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Iranit, ka vënë në lëvizje dhe Rusinë. Moska…
By
Redaksia
1 Min Read
Shimon Peres: "Pa mbështetjen e SHBA-ve Izraeli është në rrezik zhdukjeje"
Tel Avivi kurrsesi nuk duhet të humbasë mbështetjen e Washington-it, deklaroi Presidenti izraelit Shimon Peres…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan: Bllokojmë marrëveshjen me BE-në, nëse s’ka liberalizim vizash
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar prerazi të martën vendet evropiane…
By
Redaksia
3 Min Read
Kufiri i Kashmirit, Pakistani akuzon Indinë
Ushria e Pakistanit ka akuzuar atë indiane për vrasjen e një prej ushtarëve të tyre,…
By
Redaksia
1 Min Read
