Shumë shpejt, pritet që Selia e Shenjtë të përballet me fakte të rënda.
“Ja cilët janë 200 priftërinjtë pedofilë të Italisë”: Kështu e nis La Reppublica artikullin në lidhje me librin “Shthurja” të autorit Emiliano Fittipaldi.
Bëhet fjalë për fakte, të dhëna, emra, data dhe dokumentë të rasteve të abuzimeve të fëmijëve nga ana e priftërinjve. Libri synon të zbulojë atë që u realizua në Amerikë nëpërmjet investigimit të Boston Globe. Gazetarët, historia e të cilëve frymëzoi filmin “Spotlight” arritën të publikonin një listë me 508 viktimat e priftërinjve të vendosur në shkallë të ndryshme të hierarkisë. Por, sipas mediave italiane, një denoncim i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në Vatikan, aty ku mendohet se është “vatra më e nxehtë”.
Gazetari i revistës Espresso synon të nxjerrë në dritë realitetin tronditës dhe “Omertën”, e cila simbolizon heshtjen e shenjtë në të gjitha hallkat e Kishës Katolike. Sipas kësaj të fundit, anëtarët e Selisë së Shenjtë synojnë të mbulojnë me çdo kusht jo vetëm rastet e abuzimeve seksuale, por edhe të marrëdhënieve homoseksuale.
Fittipaldi në librin e tij thekson se Vatikani mbron me forcë anëtarët, ndërkohë që viktimat e abuzimeve vuajnë pasojat psikologjike dhe fizike të tyre. peshkopët nuk janë të detyruar të zbulojën dhe denoncojnë kolegët e përfshirë në skandale, duke krijuar kështu një rrjet të tërë që duket se nuk ka fund./kumti.com