Afganistan, 220 të vdekur gjatë kësaj jave nga ortekët dhe përmbytjet

0
163
 Nga ortekët dhe përmbytjet e shkaktuara nga bora dhe shirat e dendur në rajone të ndryshme të Afganistanit kanë humbur jetën 220 persona dhe afërsisht 100 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Prefekti i Pencshir, Abdul Rahman Kabiri në një deklaratë për gazetarin e AA theksoi se si pasojë e dhjetëra ortekëve të shkaktuar si pasojë e reshjeve të dëborës për 4 ditë me rradhë numri të vdekurve ka arritur në 187 dhe se trupat që ndodheshin poshtë dëborës janë nxjerrë.
 
Kabiri ka theksuar se nga ortekët në qytetin Pencshir i cili gjendet në veri-lindje të Afganistanit janë plagosur afërsisht 74 persona dhe se mbi 100 shtëpi janë dëmtuar. Ai ka pohuar më tej se kanë shpërndarë ndihma ndaj personave që i janë dëmtuar shtëpitë, por se ka nevojë për më shumë ndihma për këto persona.
 
– Si pasojë e ortekut në qytetin Badahshan humbin jetën 18 persona
 
Në anën tjetër njoftohet se 18 persona kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në Maymey të qytetit Badahshan në verilindje të Afganistanit. Zëdhënësi i prefekturës Badahshan Ahmed, Navid Furuten në një deklaratë për gazetarin e AA ka theksuar se si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës në fshatin Tangi të Maymey është krijuar një ortek ku si pasojë e tij kanë humbur jetën 18 persona përfshirë gra dhe fëmijë dhe se janë dëmtuar 11 shtëpi.
 
Furuten ka theksuar se për shkak të rrugëve të bllokuara nuk është bërë e mundur dërgimi i ndihmave. Edhe 4 ditë më parë në fshatin Kexhler të Ragistan në Bahashan si pasojë e ortekut kishin humbur jetën 12 persona.
 
Ndërsa në qytetet Lagman, Nangarhar dhe Kapisa të Afganistanit për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur kanë humbur jetën 15 persona, janë plagosur 26 të tjerë dhe shumë shtëpi dhe toka bujqësore janë shkatërruar.