May: Britania e Madhe braktis tregun e përbashkët të BE-së

Kryeministrja May, të martën publikoi planet për Brexit, sipas të cilave Britania “nuk guxon assesi” të mbetet në tregun e përbashkët sepse mbetja do të nënkuptonte mosbraktisje të bllokut

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, deklaroi të martën se vendi i saj do ta braktis tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian (BE), por se do të kërkojë qasje te i njëjti përmes marrëveshjes për tregti të lirë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministrja May, të martën në Lancaster House publikoi planet për Brexit, sipas të cilave Britania e Madhe “nuk guxon assesi” të mbetet në tregun e përbashkët sepse mbetja do të nënkuptonte mosbraktisje të bllokut.

May tha më tej se vendi i saj nuk kërkon marrëveshje për Brexit-in i cili gjysmën e vendit do ta linte brenda dhe gjysmën tjetër jashtë BE-së.

“Britania nuk do t’u përmbahet parimeve të anëtarësisë, njëjtë siç nuk do të kërkojë të mbetet anëtar i pjesshëm apo i bashkangjitur i bllokut”, ka thënë May duke shtuar se vendi do të krijojë partneritet të ri dhe të barabartë me Evropën.

Ajo vuri në dukje se “dëshiron një Britani të fortë, të drejtë dhe të bashkuar e cila shikon jashtë saj, më shumë se kurdoherë”, duke rikonfiirmuar se nisma përfundimtare për Brexit-in do të votohet nga Parlament britanik, duke mos dashur të komentojë për pasojat nëse të dy Dhomat e Parlamentit votojnë kundër.

May ka njoftuar më parë se Mbretëria e Bashkuar në fund të muajit mars 2017 do të dorëzojë kërkesën për të filluar procesin e largimit nga BE-ja i cili do të mund të zgjasë së paku dy vjet.

Artikulli paraprakE refuzoi ish-Jugosllavinë dhe u pensionua para kohe
Artikulli vijuesVatikani përfshihet nga skandali