Për të vazhduar rrugën e saj me hapa të sigurt Turqia duhet të posedojë demokraci, ekonomi dhe ushtri të fortë, tha ministri i Mbrojtjes, Fikri Işık
Saldimi i parë për ndërtimin e fregatës “Istanbul” e cila është anija e klasit të parë të fregatave e dizajnuar nga stafi i Forcave Detare të Turqisë, është bërë nga ministri turk i Mbrojtjes kombëtare Fikri Işık dhe Komandanti i Forcave Detare admirali Bülent Bostanoğlu, raporton (AA).
Ministri Işık, në fjalimin e tij në ceremoninë e nisjes së ndërtimit të fregatës “Istanbul” të mbajtur në Komandën e kantierit detar në Stamboll tha se janë krenarë për futjen e anijeve kombëtare në flotë.
Ai tha se për të vazhduar rrugën e saj me hapa të sigurt Turqia duhet të posedojë demokraci, ekonomi dhe ushtri të fortë.
“Si qeveri kemi parësitë tona themelore që atdheu ynë i rrethuar nga tre anët me det për një ushtri të fortë të ketë një flotë të fortë të pajisur me mundësi vendase dhe kombëtare. Ashtu siç ka shprehur shumë bukur edhe veterani Mustafa Kemal Atatürk, se ‘Shteti i Turqisë duhet të ketë një flotë të madhe dhe të rëndësishme sepse ai ka me det një pjesë të madhe dhe të rëndësishme të kufijve të saj. Atëherë Republika e Turqisë do të jetë më e mbrojtur dhe më e sigurtë‘”, tha Işık.
Më tej ministri Işık tha se në kuadër të veprimeve për zhvillimin e industrisë vendase për mbrojtjen është një hap i mbështetur edhe nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që për çdo ditë që kalon flota të pajiset me anije luftarake vendase.
“Ne jemi krenarë që në kuadër të projektit përdoren me kënaqësi shumë sisteme dhe pajisje të zhvilluara kombëtare. Nuk kemi harruar dhe nuk do të harrojmë kurrë kohët kur në të kaluarën madje me paratë tona kemi hasur vështirësi në marrjen e anijeve, avionëve dhe mjeteve të tjera të nevojshme. Ne jemi krenarë që furnizojmë vendin tonë me anijet, nëndetëset dhe nevojat e tjera duke qenë prodhim dhe dizajnimi ynë. Vendi ynë aktualisht është në mesin e dhjetë vendeve në botë që dizajnon, ndërton anije luftarake me mundësi kombëtare. Pozita gjeografike ku ndodhet vendi ynë rrit edhe më shumë rëndësinë e ujërave dhe brigjeve ndërsa problemet e ndodhura në rajon na bëjnë të qartë se përse ne duhet ti kushtojmë rëndësi dhe të tregojmë përpjekje për mbrojtjen kombëtare”, tha ministri Işık.
Ai tha se “industria jonë e mbrojtjes e cila aktualisht mund të ndërtojë si prodhim vendas platforma të ndryshme tokësore, ajrore dhe anije në saj të strategjisë dhe politikave të vendosura do të arrijë në nivelin për të përballuar mjaftueshëm nevojat e vendit tonë për mbrojtje që nga nëndetëset e mesme dhe afatgjate e deri në platformat hapësinore”.
Në ceremoninë e saldimit të parë për ndërtimin e fregatës “Istanbul” e cila është anija e klasit të parë të fregatave e dizajnuar nga stafi i Forcave Detare të Turqisë, është bërë nga ministri turk i Mbrojtjes kombëtare Fikri Işık dhe Komandani i Forcave Detare admirali Bülent Bostanoğlu, veterani nga shpërthimi terrorist në vitin 2007 Ahmet Kayaoğlu, dhe Elife Boydaş vazja e Selahattin Boydaş i cili ka rënë dëshmorë në qytetin Bingöl në vitin 1994.