Çdo qytetar i Kosovës paguan deri në 2 euro sa herë deponon mjete në ndonjërën nga bankat në Kosovë. E nëse kryen ndonjë transfer prej bankës në bankë, paguan tarifë prej 5 eurove.
Tarifave astronomike si këto u ka ndihmuar edhe Banka Qendrore e Kosovës falë një vendimi që e ka marrë në fillim të vitit 2016-të, për t’i rritur tarifat e shërbimëve ndaj bankave komerciale, shkruan Gazeta Fjala.
Gazeta Fjala posedon dokumente që dëshmojnë se krejt kjo ka ndodhur për t’i mbuluar shpenzimet e puëntorëve të rinjë, të cilët i ka punësuar me ardhjen në krye të këtij institucioni guvernatori ,Bedri Hamza.
Shpenzimet e BQK-së varen nga të hyrat që ky institucion merr nga tarifat për shërbimet që ua kryen bankave dhe kompanive të sigurimeve.
E kjo dëshmohet edhe në raportet financiare të këtij institucioni.
“Rritja e të hyrave vjen nga rritja e tarifave në shërbime nga 01 Janar 2016. Rritja e tarifave është e mbështetur në ligjin për BQK-në dhe në analizën e kostos për shërbimet përkatëse. Po ashtu edhe në vlerësimet se rritja nuk ndikon në tregun e shërbimeve financiare”, thuhet në raportin e Pasqyrave Financiare të BQK-së për tremujorin e 2016-së, një kopje të te cilit e ka siguruar Gazeta Fjala.