Aktivistët e shoqatës për Ushqim të Shëndetshëm në Meksikë, ishin të parët që u bënë apel qytetarëve të bojkotojnë kompanitë amerikane
Meksikanët kanë nisur një bojkot të kompanive amerikane, në shenjë revolte ndaj politikave të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aktivistët e shoqatës për Ushqim të Shëndetshëm në Meksikë, ishin të parët që u bënë apel qytetarëve të bojkotojnë kompanitë amerikane.
Përmes Twitterit, ata u bënë thirrje meksikanëve të blejnë prodhime vendore, që përmes kësaj, të penalizojnë kompanitë të cilat përkrahin politikat e administratës së re amerikane e cila është kundër Meksikës.
Organizata të tjera kanë bërë thirrje që të bojkotohen Starbucksi, Coca-Cola, McDonalds dhe Walmart.
Rikujtojmë se presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, të premten anuloi takimin me presidentin e ri amerikan Donald Trump, i cili ishte caktuar të mbahet më 31 janar.